Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poloni - Zgjedhje - Pjesëmarrja Arrin Në 23,38 Për Qind Në Orën 13:00 (11:00 Gmt)
English

Poloni - Zgjedhje - Pjesëmarrja Arrin Në 23,38 Për Qind Në Orën 13:00 (11:00 Gmt)

VARSHAVË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Pjesëmarrja në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale që po zhvillohen sot në Poloni arriti në 23,38 për qind në orën 13:00 (11:00 GMT), shtatë orë përpara mbylljes së qendrave të votimit, njoftoi Komisioni Kombëtar Zgjedhor. Më tepër se shtatë milionë zgjedhës polakë ndër rreth 30 milionë votuan deri në orët e para të pasdites, shtoi Komisioni në një komunikatë. Dhjetë kandidatë janë në garë për këtë votim, por vetëm dy janë më të favorizuarit, mësohet nga të gjitha sondazhet: liberali Bronislaw Komorowski, 58 vjeç dhe konservatori Jaroslaw Kaczynski, 61 vjeç. Komorowski, presidenti i Dhomës së Ulët të parlamentit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit liberal dhe proevropian Donald Tusk, mendohet të marrë në turin e parë nga 41,1 deri 51 për qind të votave, mësohet nga sondazhet e fundit. Shefi i pakundërshtueshëm i opozitës konservatore dhe kryetar i partisë nacionaliste E drejta dhe Drejtësia (PiS), euroskeptiku Jaroslaw Kaczynski mendohet të marrë nga 29 deri 35,4 për qind të votave. Sondazhet parashikojnë një pjesëmarrje relativisht të ulët, prej rreth 50 për qind. Rreth 26 000 qendrat e votimit të këtij vendi prej më tepër se 38 milionë banorësh do të mbyllen në orën 20:00 (18:00 GMT). Për të fituar zgjedhjet presidenciale, një kandidat duhet të marrë 50 për qind të votave. Nëse asnjë nuk e kalon këtë prag në turin e parë, dy kandidatët që do të dalin në krye do të përballen në turin e dytë të programuar për më 4 korrik. Zgjedhjet presidenciale në Poloni organizohen pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynski, vëllai binjak i Jaroslaw Kaczynski, në një aksident me avion më 10 prill pranë Smolenskut në Rusi. /I.Pu.
KOMENTE