English

Ps: Ekonomia Në Gjendje Kritike

TIRANË, 20 Qershor/ ATSH/- Partia Socialiste vlerësoi sot se ekonomia e vendit është në gjendje kritike dhe i bëri thirrje qeverisë të reagojë për zgjidhjen e saj. Në një konferencë për shtyp, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj tha se, " tha ekonomia e vendit është në një gjendje kritike si pasojë e politikave të papërgjeshme të qeverisë, nga e cila nuk mund të dilet me propagandë elektorale". Duke iu referuar një studimi të Qëndrës shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombetare (AITC), Felaj pohoi se "në sektorin e fasoneve, i cili punëson më tepër se 80 mijë shqiptarë dhe është një faktor i rëndësishëm në eksport, 57% e bizneseve deklarojnë rënie të shitjeve gjatë gjithë vitit 2009, dhe akoma më shumë për vitin 2010". Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha përshëndeti raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Ekonomisë dhe Financave në Bashkimin Europian për vendet e rajonit, që i jep vlerësimet maksimale ekonomisë shqiptare. Kreu i Qeverisë citoi këtë raport ku vlerësohet se "në bazë të rritjes ekonomike në Shqipëri kanë qëndruar investimet e mëdha. Me arritjet ekonomike, Shqipëria mund të renditet afër performancës së 10-çes më të mirë të BE-së", tha Kryeministri Berisha./n.m/
KOMENTE