English

Tenton të vras dy policë me çifte, arrestohet

Patos, 20 qershor, NOA – Me një armë gjahu një 37 vjeçar ka zgjedhur si tabelë qitje sinjalet rrugore në rrugën Fier-Ballsh. Dy punonjës policie që kanë vënë re ngjarjen jo fort normale, janë afruar për të ndalur 37 vjeçarin Genci Hasanaj, por në këto momente arma e gjahut është kthyer nga policët.

Ka qenë ndërhyrja e një personi tjetër që ka qenë afër Hasanajt ai që ka bërë të mundur devijimin e armës së gjahut duke shmangur tragjedinë.

Ngjarja konfirmohet nga Policia e Fierit e cila sqaron se 37 vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për ndjekje penale.

“Arrestimi i këtij shtetasi u më date 19.06.2010, pasi rreth orës 17:00 në vendin e quajtur Reparti Ushtarak te ofiçina e vjetër Patos ka tentuar të vrasë me armë gjahu dy punonjësit e policisë të shërbimit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE