Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizita e Kryepeshkopit serb në Kosovë, e shfrytëzon për mesazhe politike
English

Vizita e Kryepeshkopit serb në Kosovë, e shfrytëzon për mesazhe politike

Prishtinë, 20 qershor, NOA – Vizita e kryepeshkopit nga Serbia Irinej Gavriloviç në Kosovë më shumë se një vizitë e karakterit fetar ka shërbyer dhe për të dhënë mesazhe politike duke rikthyer abuzimin serb me te drejten qe i jepet per te hyre ne Republiken e Kosoves.

Mediat kosovare shkruajnë se Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, 80-vjeçari Irinej, në ceremoninë e marrjes së postit ka thënë se detyra e tij e parë, është të mbështesë shtetin serb në përpjekjet për të rifituar Kosovën.

“Një deklaratë me mesazh të ngjashëm kryepeshkopi Irinej e ka dhënë edhe gjatë vizitës që e ka bërë të premten në Kosovë”, shkruajnë mediat kosovare në lidhje me vizitën e fundit të patriarkut të kishës ortodokse serb të premten në Kosovë.

Duke përzierë keqas çështjet e besimit me atë të politikës, Irenej mësohet se ka thënë se njohja e Kosovës nga ana e Beogradit mund të sjellë trazira në popullin serb.

Në këtë mënyrë, vizitën e tij në patrikanën e Pejës, kryepeshkopi Irinej e ka shfrytëzuar për të dhënë mesazh politik dhe provokues për Kosovën, shkruajnë mediat kosovare.

Irinej ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, se Kosova vazhdon të mbetet Jerusalem për shtetin serb.

“Shpresojmë që ata që vendosin për fatin e Kosovës do ta kenë parasysh rëndësinë për historinë dhe kulturën tonë, dhe do ta kuptojnë që kjo është toka jonë, Jerusalemi ynë dhe se nuk duhet të ndahet nga populli serb, nga historia dhe nga kultura”, ka deklaruar Irinej.

“Nëse e bëjnë këtë, do ta krijojnë një pikë neuralgjike që do të jetë burim i trazirave dhe i mosmarrëveshjeve”, ka thënë ai gjatë vizitës në Kosovë.

m.xh/NOA

KOMENTE