Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në komunën serbe të Parteshit në Kosovë
English

Zgjedhjet në komunën serbe të Parteshit në Kosovë

Partesh, (Kosovë), 20 qershor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë ka njoftuar se çdo gjë është gati për zgjedhjet e sotme lokale në Partesh, vendbanim ky i banuar me shumicë serbe.

Përfaqësuesi i KQZ-së, Xhemajl Peçani, ka thënë për REL se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka marrë masat për një ambient të sigurt zgjedhor.

Në zgjedhje konkurrojnë pesë lista serbe, katër prej të cilave kanë kandidatë për kryebashkiak.

Të drejtë vote kanë 3,508 qytetarë, përderisa zgjedhjet do t’i mbikëqyrin rreth 150 vëzhgues. Beogradi u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkaq Prishtina e pranon se decentralizimi do të vazhdojë të jetë një nga sfidat kryesore të saj, por i siguron pjesëtarët e komunitetit serb se pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës do t'u sigurojë atyre mbrojtje institucionale të të drejtave të tyre.

NOA

KOMENTE