Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baladë Çame , Çel 'Javën E Çamërisë'
English

"Baladë Çame", Çel 'Javën E Çamërisë'

TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Promovimi i këngës Baladë çame shënoi hapjen sot në Tiranë të aktiviteteve Java e Çamërisë (21-27 qershor), organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU), Instituti për Studime Çame dhe Forumi "Zëri i gruas çame". Në ambjentet e Shtëpisë së Oficerëve, politikanë, deputetë, artistë dhe personazhe të njohur nga Mali i Zi, Kosova e Maqedonia ishin të pranishëm në koncertin festiv që çeli sot pasdite aktivitetet promovuese për 'Javën e Çamërisë', që do të mbahet dhe në qytete të tjera të vendit. Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi e konsideroi shumë të rëndësishme për komunitetin çam, çeljen e "Javës së Çamërisë", një javë që kremton, feston dhe bën homazh për të marrë forcë për ditën e 27 Qershorit, datë e shënuar e tragjedisë dhe genocidit ndaj popullsisë çame. "Kjo është një ditë që na inspiron të gjithëve, jo vetëm për të mos harruar gjakun e mijëra viktimave të pafajshme të Çamërisë, që u vranë vetëm se ishin shqiptarë, por jemi këtu për të thënë që amanetin e tyre ne e kemi në zemër dhe ai trashëgohet. Ne jemi komunitet vital dhe në ADN-në tonë e kemi shumë të fortë Çamërinë dhe drejtësinë për çështjen çame. Në përpjekjet tona nuk jemi vetëm, por kemi gjithë popullin shqiptar", tha kreu i PDU-së. Të pranishmit më pas ndoqën promovimin e këngës "Balade Çame", intepretuar nga Enkelejda Alushi, kompozuar nga Edmond Zhulali, me vargje të poetit Bilal Xhaferri. 'Java e Çamërisë' do të promovohet përmes një sërë aktivitetesh në Tiranë, Sarandë dhe në pikën kufitare të Qafë Botës./n.m/
KOMENTE