Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Opozita Të Mos Bllokojë Votimin Në Kuvend Të Ligjeve Që Kërkojnë Shumicë Të Cilësuar
English

Berisha: Opozita Të Mos Bllokojë Votimin Në Kuvend Të Ligjeve Që Kërkojnë Shumicë Të Cilësuar

TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha i bëri sot apel opozitës që të mos bllokojë në Kuvend votimin e ligjeve të rëndësishme, që kërkojnë shumicë të cilësuar (84 vota). Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal në disa projektligje që pritet të miratohen në Kuvend deri në fund të kësaj legjislature, e cila mbyllet në 29 korrik. Kryeministri Berisha theksoi si shumë të rëndësishëm në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë p/ligjin "Për Policinë gjyqësore", që sipas tij "ka një rëndësi të madhe në kuadrin e zbatimit më të mirë të ligjit të konfiskimit të pasurive të krimit të organizuar apo ligjit antimafia". Ligji Antimafia sipas Kreut të Qeverisë, dëshmon vullnetin e hekurt për të goditur dhe shkatërruar krimin e organizuar. Ky ligj , tha Kryeministri "po merret shembull pozitiv edhe nga vende të tjera, por prova më e madhe e suksesit të tij është zbatimi i ligjit". "Ligji për Policinë Gjyqësore, një bashkëpunim intensiv i ministrisë të Drejtësisë, ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe organizmave ndërkombëtare është sjellë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit", tha Berisha. Sipas tij "me këtë ligj shënohet një hap i madh para në drejtim të zbatimit me seriozitet të ligjit të konfiskimit të pasurisë së krimit të organizuar". Në këtë kontekst, Berisha tha se "po hartohet dhe finalizohet e gjithë baza ligjore dhe aktet nënligjore të Agjencisë së trajtimit të pronave të konfiskuara dhe krimit të organizuar, pra po thellohen reformat në fushën e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit". Kryeministri i bëri një ftesë opozitës që të shqyrtojë qëndrimin e saj dhe të votojë ligjin për heqjen e imunitetit, duke u shprehur se "thirrja ime është që të lëmë inatet mënjanë dhe të heqim imunitetet. Kemi një ekspertizë të shkëlqyer nga Komisioni i Venecias mbi mekanizmin e heqjes së imunitetit të cilin duhet ta zbatojmë. Opozita do ta ketë të vështirë të justifikojë mbajtjen e imunietetit për qeveritarët dhe pushtetarët, pasi ajo nuk mund të bëhet kurrë kërrabë e pushtetit". Duke e konsideruar kohën, si një periudhë reformash intensive, Kreu i Qeverisë bëri të ditur se do finalizohet së shpejti reforma e inspektoriateve, e cila sipas tij, "është themelore për ekonominë dhe shërbimet në tërësi". Kreu i Qeverisë informoi për një transformim tërësor në sistemin e investimeve të huaja në Shqipëri. "Do të krijohet një agjenci me një bord të ri, që synon të funksionojë si One Stop Shop, pra të lehtësojë e mbështesë me të gjithë fuqinë e ekzekutivit, investimet në vend. Ky bord do të përbëhet jo vetëm nga zyrtarë e qeveritarë, por edhe nga përfaqësues të biznesit", tha Kryeministri Berisha, duke bërë të ditur se reforma bazohet mbi modelin e Irlandës. Votëbesimi i këtij ligji para mbylljes së këtij sesioni parlamentar, sipas Kryeministrit Berisha, "do të ishte një mesazh i shkëlqyer dhe shumë i mirëpritur për biznesin kombëtar dhe ndërkombëtar që po dëshmon besim të madh në Shqipëri". "Ekonomia shqiptare dëshmoi qëndrueshmëri të shkallës më të lartë gjatë krizës ekonomike europiane dhe botërore, pasi qeveria po dëshmon vendosmërinë më të madhe për një klimë miqësore ndaj biznesit", tha Berisha./n.m/
KOMENTE