Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edhe Britania ka frikë nga “rrënimi”, nis shtrëngimet në buxhet
English

Edhe Britania ka frikë nga “rrënimi”, nis shtrëngimet në buxhet

Londër, 21 Qershor, NOA – Nga ai që quhet “rrënim apo “falimentim”, duket se nuk knë frikë vetëm shtetet e vogla, që varen nga borxhet e më të mëdhenjve, por edhe vetë këta të fundit, në kuadrin e një krize të madhe financiare që ka përshorë botën.

Kështu, në emër të qeverisë britanike, sekretari përgjegjës për Financat, kancelari George Osborne, është shprehur Britania “do të shkojë drejt rrënimit" nëse nuk ndërhyhet në buxhet për të ulur defiçitin.

Sipas tij, koalicioni kishte trashëguar një situatë me të vërtetë të tmerrshme financiare dhe se ai do të prezantojë një plan katërvjeçar për ta zgjidhur atë.

E duke paralajmëruar masa shtrënguese, ai deklaroi se masat e ashpra janë të pashmangshme, duke e argumentuar këtë me domosdoshmërinë e mbajtjes së standardit të njëjtë të jetesës.

"Ne jemi vendi në Evropë me ekonomi të madhe që ka edhe defiçitin më të lartë buxhetor, në një kohë kur tregjet, investitorët dhe bizneset janë duke parë vendet e botës që nuk kontrollojnë dot borxhet e tyre, pra, ne na duhet ta zgjidhim këtë situatë, është e pashmangshme. "Unë jam i vendosur që teksa masat të jenë të ashpra ato të jenë të drejta. Si vend ne ndërmarrin hapat e nevojshme për të siguruar prosperitet për të ardhmen", tha Osborne.

Më tej, kancelari britanik tha se këto masa shtrënguese do t'i preknin të gjithë.

"Të gjitha sektorët e shoqërisë do të duhet të kontribuojnë. Ne duhet të merremi me koston e sektorit publik, por duhet të merremi edhe me çështjen e kontributit të ndershëm nga ana e bankave", deklaroi ai.

n.e/NOA

KOMENTE