English

Emiratet E Bashkuara Arabe - Sekuestrohet Një Sasi Rekord Kokaine Prej Shtatë Kilogramësh

DUBAI, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Doganat në Dubai njoftuan sot se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës për vitin: më tepër se shtatë kilogramë kokainë të fshehur në bagazhet e një nigerianeje e cila vine nga Lagosi. Sekuestrimi u krye në aeroportin ndërkombëtar të Dubait, shtuan doganat në një komunikatë, duke shtuar se 7,32 kilogramë kokainë janë fshehur në shtresën e dyfishtë të valixheve të nigerianes. Pasagjerja nigeriane e arrestuar dhe e cila u paraqit si biznesmene, tregoi se ishte ngarkuar t'u dorëzonte drogën trafikantëve të emiratit. Vlera e tregut të mallit të sekuesturar nuk u bë e ditur. Doganat njoftuan se kanë realizuar gjatë tremujorit të parë të vitit 105 sekuestrime të drogave të ndryshme në aeroportin e Dubait dhe janë arrestuar disa trafikantë nga 33 kombësi, tre prej të cilëve gra. /I.Pu.
KOMENTE