Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: Zgjedhjet E Suksesshme Në Partesh Tregojnë Se Kosova Po Bëhet Atdheu I Të Gjithë Qytetarëve
English

Feith: Zgjedhjet E Suksesshme Në Partesh Tregojnë Se Kosova Po Bëhet Atdheu I Të Gjithë Qytetarëve

PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Zgjedhjet e suksesshme në Partesh tregojnë se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve, tha sot Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith. "I përgëzoj institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Parteshit për zgjedhjet e suksesshme, të cilat u mbajtën dje në komunën e re", tha Fith në një deklaratë të shpërndarë pak më parë nga zyra e tij. Sipas tij, pjesëmarrja shumë e lartë, mbi 65%, është demonstrim i madh për gatishmërinë e popullsisë me shumicë serbe të Parteshit të përqafojë mundësitë e ofruara nga decentralizimi dhe vlerat e përcaktuara në Kushtetutë: shtet i lirë, demokratik dhe shumetnik, i cili është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj. "Mbajtja e qetë e zgjedhjeve të organizuara nga institucionet e Kosovës pasqyron zhvillimin dhe progresin e tyre të vazhdueshëm", theksoi ai. "Dje qytetarët e Parteshit e morën të ardhmen në duart e tyre. Duke zgjedhur udhëheqësinë e komunës së tyre të themeluar rishtazi ata kanë bërë demokracinë realitet për vete dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të ndikojnë në çështjet që ata i brengosin më së shumti. Kjo është pjesë e procesit të decentralizimit, i cili është në vazhdim e sipër në tërë Kosovën. Ai i afron vendimmarrësit me popullin në mënyrë që qeverisja të bëhet më efikase dhe më e përgjegjshme ndaj qytetarëve", tha Feith. Ai shprehu bindjen që raundi i dytë i zgjedhjeve të jetë po aq i suksesshëm sa edhe raundi i parë. /s.s./
KOMENTE