English

Fullani: Nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar pa banka dhe tregje të hapura

Tiranë, 21 Qershor, NOA – “Nuk mund të ketë një ekonomi të zhvilluar mirë pa patur tregje të hapura dhe të mirërregulluara dhe banka që operojnë në kuadrin e tyre”.

Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë një konference për Sistemin Bankar, gjatë së cilës ka theksuar domosdoshmërinë e zhvillimit të tregut ndërbankar si një sfidë të madhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke kontribuar kështu në mirëqenien e vendit.

“Zhvillimi i këtij tregu bankar shërben direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe prandaj Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka ndërmarrë hapa në zhvillimin e tregut të parasë përmes bankave, duke siguruar komunikim të qartë dhe të vazhdueshëm me operatorët privatë”, tha ai.

Duke konkluduar se si rezultat i këtyre nismave, politikat monetare realizohen përmes operacionesh që kryhen në banka.

“Ekonomia shqiptare është fakt se po merr tiparet e një ekonomie tregu dhe duke paraqitur sfidat tipike të kohës”, shtoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke përfunduar se paraqitet mëse e domosdoshme nevoja e hapjes së mëtejshme të saj.

n.e/NOA

KOMENTE