English

Humbet kontrollin e makinës, shoferi plagoset bashkë me të fejuarën

Korçë, 21 Qershor, NOA – Një shofer është plagosur bashkë me të fejuarën e tij, ndërsa drejtonte makinën dhe ka humbur papritur kontrollin ndaj saj.

Fjala është për 21-vjeçarin Doraldi Spaho, banues në fshatin Bitinckë të Devollit, i cili po ndiqet në lidhje me aksidentin e kryer nga prokuroria në gjendje të lirë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 291/1 i Kodit Penal.

Kjo pasi në aksin rrugor Korçë-Bilisht, konkretisht në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke drejtuar mjetin me targë YEP 7255 për shkak të shpejtësisë dhe konsumimit të alkoolit, ka dalë nga rruga, e për pasojë ka marrë dëmtime në trup bashkë me të fejuarën, e cila udhëtonte bashkë me të në ato momente.

Tashmë ata ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet përkatëse i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE