English

I mituri shtypet nga një makinë, në gjendje të rëndë për jetën

Elbasan, 21 Qershor, NOA – Një 31-vjeçar, i cili drejtonte një automjet benz, ka aksidentuar një të mitur 10-vjeçar, i cili aktualisht rezulton në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Fjala është për drejtuesin Gentian Topuzi, banor në qytetin e Elbasanit, i cili duke drejtuar mjetin në pronësi të tij me targa BX 592 KA, ka aksidentuar të miturin që mban inicialet E.D, edhe ky me banim në qytetin e Elbasanit.

Siç bëjnë me dijeni burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i lënduari pasi ka marrë mjekim në spitalin kirurgjik të Elbasanit, është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjajre u dërgua menjëherë grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE