Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi, vriten për nder dy të rinj të dashuruar
English

Indi, vriten për nder dy të rinj të dashuruar

New Delhi, 21 qershor, NOA – Monika dhe Pink dy të rinj indianë janë bërë sot preja e një krimi për nder, për faktin e vetëm se fisi i vajzës nuk ishte dakord me martesën e saj me një djalë nga një fis tjetër.

Dy të rinjtë e dashuruar janë torturuar e më pas vrarë në një të ashtuquajtur krim për nder.

Trupat e Monikës dhe Pinkut më pas janë shfaqur si shembull për të tjerët në qendër të fshatit, i cili ndodhet në Veri të vendit.

Trupat e 18 vjeçares Monika dhe 19 vjeçarit Pink u gjetën të varur në ventilatorin në tavanin e shtëpisë së një të afërmi të vajzës.

Gjashtë të afërm të vajzës së vrarë, mes të cilëve edhe prindërit e saj kërkohen tashmë nga policia.

Sikundër bëhet e ditur, familja e Monikës nuk e miratonte martesën e vajzës me Pinkun, i cili ishte shitës qumështi, nga e njëjta shtresë shoqërore, por i përkiste një kaste tjetër indiane.

Gjykata e Lartë e Indisë kërkoi rreptësi në ndalimin dhe dënimin e krimeve të tilla, që në të shumtën e rasteve, mbeten të pandëshkuara.

mit/NOA
KOMENTE