Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Intervista- Anije Te Flotes Detare Turke Neser Ne Portet Shqiptare
English

Intervista- Anije Te Flotes Detare Turke Neser Ne Portet Shqiptare

istë ekskluzive për ATSH-në, e Komandantit të Forcave Detare te Shqipërisë, K/Admiral, Kudret Çela- TIRANË, 21 Qershor/ATSH, Suada Daci/--Një grup anijesh i Forcave Detare të Turqisë do të zhvillojnë një vizitë në portet Shqiptare, nga dita e nesërme 22 qershor deri në 25 Qershor, në kuadër të forcimit të metejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, midis Shqipërisë dhe Turqisë. Komandanti i Forcave Detare te Shqipërisë, K/Admiral, Kudret Çela, në një intervistë ekskluzive për ATSH-në, tregon qëllimin e ardhjes së anijeve të Flotës Detare Turke në Shqipëri si dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, anëtare të NATO-s. ATSH- Zoti K/Admiral, më 22 Qershor pritet të vizitojë vendin tonë një grup anijesh të Flotës Detare Turke, cili është qëllimi i kësaj vizite? - Çela : "Së pari falenderoj Agjensine tuaj, që më krijoi mundësinë për të njohur opinionin publik me këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet midis dy Flotave të vendeve tona. Une e kuptoj ndjeshmërinë e publikut dhe dëshirën e tij për informim, jo vetëm për këtë vizitë, por dhe për shumë zhvillime në Forcat tona të Armatosura, apo dhe në Forcat tona Detare, kjo është një kërkesë normale në një sistem demokratik, aq më tepër që tashmë ne jemi anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Dua të theksoj se Forcat tona Detare mbas ndryshimeve politike të viteve '90 kanë pasur një bashkëpunim të gjithanshëm me Flotat e Aleancës dhe ato rajonale, fillimisht në kuadrin e PfP dhe më pas si vend anëtar. Vend të veçantë në këtë bashkëpunim kanë zënë patrullimet e përbashkëta në detin Adriatik dhe Jon, gjatë embargos ndaj ish Jugosllavisë, Luftës së Kosovës për kontrollin e trafikut detar, stërvitjet e përbashkëta, ku është shkëmbyer përvojë midis detarëve të flotave pjesmarrëse, kualifikime dhe trajnime të kuadrove tanë në vendet anëtare të NATO-s, ndërsa ndihma e Flotave të këtyre vendeve për Forcat tona Detare në logjistikë, mjete detare, sisteme vëzhgimi, aparatura, paisje të llojeve të ndryshme i ka shërbyer më së miri rritjes së kapaciteteve operacionale dhe modernizimit të Flotës sonë. Dua të theksoj se në vite ky bashkëpunim ka përfshire flotat e vendeve pjesmarrës të NATO-s në përgjithësi, me vendet e rajonit ose dypalësh. Kështu në vijimësi kemi pasur dhe kemi projekte dypalëshe me Flotat e SHBA, kryesisht atë të Mesdheut, të Italisë, të Francës, te Greqisë, të Kroacisë, te Turqisë, etj, projekte të cilat përfshijnë fusha të ndryshme, nga ndihma me materiale të nevojshme për Flotën dhe kryesisht Rojen tonë Bregdetare, ashtu dhe vizita të anijeve të këtyre vendeve në portet apo bazat tona detare. Vetëm këtë muaj ne krahas vizitave të anijeve të Flotës Turke, kemi dhe vizita te anijeve të Flotës së SHBA dhe Francës. Pra, vizita e këtyre anijeve zhvillohet në kuadrin e planit të bashkëpunimit dypalësh me Flotën e Republikës së Turqisë për këtë vit, ku krahas këtij aktiviteti nga pala turke ka pasur dhe trajnime të personelit tonë të Rojes Bregdetare për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, kualifikime të kuadrove tanë në akademinë Detare të Turqisë, ndihma logjistike etj. Vizita e këtyre anijeve është një vizitë njohëse, bëhet rregullisht midis dy vendeve anëtare të NATO-s ose jo anëtare, mbi bazën e marrëveshjeve respektive, kjo ndodh kudo në botë, dhe para se të vijnë këtu ata kanë qenë dhe në vende të tjera të NATO-s, është një vizitë rutinë, krejt normale, dhe ne me anijet tona kemi bërë vizita të tilla, kryesisht në vendet e Adriatikut. ATSH-Ç'farë lloj anijesh janë, në cilat porte do të qëndrojnë dhe cila është axhenda e qendrimit të anijeve të Flotës Turke? Çela : Më datën 22 Qershor pritet të vijne 5 anije të Flotës Detare Turke, 3 nga të cilat do të bregëzohen në portin e Durrësit dhe 2 në portin e Vlorës. Ato janë të tipit Fregatë, konkretisht në portin e Durrësit do bregëzohen Fregatat TCG Kemal REIS(F-247), TCG GIRESUN(F-491) dhe anija ndihmuese TCG AKAR(A-580), ndërsa në portin e Vlorës do bregëzohen dy Fregatat TCG GAZIANTEP(F-490) dhe TCG Turgut REIS (F-241). Duhet të sqaroj se Fregata të këtij grupi kanë marrë pjesë dhe më parë në operacionet e NATO-s në Adriatik dhe Jon. Personeli i përgjithshëm i këtyre anijeve përfshin rreth 1115 oficerë, n/oficerë dhe marinarë. Për këto cështje opinioni ynë do njihet më gjerësisht, pasi në bordet e anijeve do ketë dhe konferencë shtypi për mediat nga ushtarakët e lartë turq. Para disa kohësh specialistët tanë të Degës së Planifikimit dhe përfaqësues ushtarakë të Republikës Turke në Shqipëri hartuan një plan të perbashkët me aktivitetet që do zhvillohen në ditët e qëndrimit të këtyre anijeve në vendin tonë, ato janë aktivitete të karakterit ushtarako-civil. Kështu do ketë takime të rëndësishme zyrtare me personalitete të larta civilë dhe ushtarakë, vizita, aktivitete kulturore dhe sportive midis marinarëve të dy flotave, etj. Do ketë konferencë shtypi në bordet e anijeve, përkatësisht nga K/Admiral Ismail TAYLAN në Durrës dhe Kapiten i Rangut të I-rë Faruk DOGAN në Vlorë. Marinarët turq do bëjnë vizita në vende historiko-muzeale dhe institucione arsimore, psh tek Universiteti "Ismail Qemali", ndërsa vend të vecantë do zënë stërvitjet e përbashkëta dhe trajnimet për operacione humanitare, sigurinë në anije, mbrojtjen e mjedisit detar, vizita të banorëve të Durrësit e Vlorës në anije, për të cilët do ketë ditë të hapura, etj. Do zhvillohen aktivitete të shumta kulturore sportive, si ndeshje futbolli e volejbolli midis ekipeve të anijeve dhe Forcave tona Detare, ndërkohe banda muzikore e Grupit të anijeve turke do japë nje koncert në qytetin e Durrësit./a.gj/
KOMENTE
  • Azem Vokshi14:46 - 25 Shtator 2010
    Kur do dali ne pension ky plehra Kudret Cela. E ka mbushur Komanden e Forces Detare me pleq e pensionista te semure me prostat duke hequr nga puna djemte e rij dhe me pervoj pune. Kapeni vriteni kete hajdut plasi duke vjedhur me Ben Kociu e Gezim Koci