Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Intervistë/Ligji Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi Duhet Të Zbatohet
English

Intervistë/Ligji "Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi" Duhet Të Zbatohet

I" DUHET TË ZBATOHET TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Ligji "Për mbrojtjen nga diskriminimi", i miratuar në shkurt të këtij viti nga Parlamenti shqiptar, është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, por ai duhet të zbatohet, deklaroi sot Ambasadori holandez në Tiranë, Henk Van Den Dool. "Shqipëria ka një ligj për antidiskriminimin, që supozon të luftojë diskriminimin jo vetëm të minoriteteve seksuale, por gjithashtu të racës, gjinisë, çfarëdoqoftë ai. Ky ligj është shumë i rëndësishëm, por duhet të zbatohet", tha Ambasadori hollandez në një intervistë për ATSH-në. Duke u ndalur tek detyra e Komisionerit Kombëtar për diskriminimin, i përcaktuar nga ligji, Ambasadori holandez theksoi se ai ka nevojë për zyrë, buxhet, organikë, që njerëzit kur ndjehen të diskriminuar të shkojnë diku për të ndërmarrë veprime. Por, sipas tij, nevojitet një qasje nga të dyja anët për respektimin e të drejtave të personave me orientim homoseksual; njëra anë është ajo ligjore (çka është në rregull, edhe pse duhet të zbatohet), dhe tjetra në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. "Popullata këtu, sikurse në vendet e tjera, duhet të përdorin idenë që homoseksualiteti nuk është sëmundje, nuk është rrezik, është vetëm dikush që ka preferenca seksuale që nuk janë të njëjta me shumicën e njerëzve dhe duhet të pranohet si normale", nënvizon ai. Van Den Dool ndalet tek rasti i Klodian Çelës, pjesëmarrës në Big Brother 3, që doli hapur dhe pranoi homoseksualitetin e tij. "Kishte një stufi protestash në qytetin e tij të lindjes, Lezhë, sepse njerëzit nuk përdorin ende idenë që çdokush mund të jetë homoseksual dhe nuk ka keq apo mirë për këtë. Dëgjova që familja e Klodit, që tani jeton diku tjetër, pasi u detyruan të lënë Lezhën, përsëri është kërcënuar dhe është e persekutuar", nënvizoi ai. Duke u ndalur në perceptimin e përgjithshëm mbi atë se çfarë është homoseksualiteti, diplomati i lartë holandez u shpreh se "nuk janë vetëm burrë, grua, fëmijë, të cilët konstituojnë të vetmen mënyrë të jetesës së bashku dhe mënyrën e vetme sesi duhet të jesh. Nëse doni të lyeni flokët bjond, ju duhet ta jeni në gjendje ta bëni. Nëse ndjeheni se jeni homoseksual, duhet të jeni në gjendje ta pranoni e të jetoni jetën sepse keni vetëm një". Ambasadori holandez gjykon se shoqëria civile, organizatat jofitimprurëse në vend janë bërë më aktive në mbrojtjen e të drejtave jo vetëm të personave me preferenca homoseksuale, por në tërësi të drejtave të njeriut, çka është shumë e rëndësishme, pasi mbështetja nuk duhet të vijë nga komuniteti ndërkombëtar, por nga vetë shoqëria shqiptare. "Diskriminimi i personave me prirje homoseksuale është dhunim i të drejtave të njeriut dhe askush nuk do që të dhunojë të drejtat e njeriut", nënvizoi Ambasadori holandez në Tiranë. Ligji "Për mbrojtjen nga diskriminimi" u miratua nga Kuvendi në datën 4 shkurt të këtij vit. Ky ligj ka për qëllim t'i sigurojë çdo personi të drejtën për barazi dhe mbrojtje të barabartë para ligjit; barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë e për të marrë pjesë në jetën publike; mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Objekti kryesor i ligjit është krijimi i kushteve për respektimin dhe zbatimin e parimit bazë të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore apo shoqërore, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë e një grupi të veçantë, ose për shkaqe të tjera. /s.s./
KOMENTE