Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkon pronarin e lokalit në mes të natës por i del nipi, e plagos rëndë me pistoletë
English

Kërkon pronarin e lokalit në mes të natës por i del nipi, e plagos rëndë me pistoletë

Librazhd, 21 Qershor, NOA – Ka shkuar lokal në mes të natës dhe ka kërkuar pronarin e tij i cili për momentin nuk ndodhej aty dhe sapo i ka dalë nipi i tij, e ka qëlluar me pistoletë duke e plagosur në këmbë dhe në krahë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lokalin “Don Park”, i cili ndodhet në Përrenjas të Librazhdit dhe është në pronësi të 40-vjeçarit me inicialet A.V, banues në Tiranë, por nuk dihen ende motivet që mund ta kenë shkaktuar atë.

Siç bëjnë me dijeni burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i lënduari mban inicialet A.C, është 35 vjeç dhe banues në fshatin Karkavec të Përrenjasit.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Librazhdit, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u dërgua për mjekim më të kualifikuar në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autor i kësaj ngjarje është Arben Rira, 35 vjeç, lindur në fshatin Rrajcë të Librazhdit dhe banues në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Pas aktit të rëndë të kryer në mesnatë në lokalin “Don Park”, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur dhe po punohet intensivisht për gjetjen dhe shoqërimin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE