Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Përurohet Fillimi I Punimeve Të Një Hec-I Te Ri Ne Selce
English

Korçë: Përurohet Fillimi I Punimeve Të Një Hec-I Te Ri Ne Selce

KORÇË, 21 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Kompania "Korça Hidro-Pawer sh.p.k" në bashkëpunim me kompaninë italiane "Edil-Europ" kanë nisur punën për ndërtimin e një hidrocentrali të ri lokal në lumin Vërbë në Selcë të rrethit të Korçës. Ministri i Financave Ritvan Bode duke përuruar dje nisjen e punimeve për ndërtimin e këtij HEC-i mbi lumin Vërbë, tha se veç projektit gjigant për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin e Devollit, qeveria i jep rëndësi dhe ndërtimit të hidrocentraleve të vogla, pasi, vendi ofron resurse të mëdha energjitike me të tilla HEC-e. Hidrocentrali i Selcës, me vlerë 5 milionë euro do të ndërtohet nga kompania "Korça Hidro-Pawer sh.p.k" në bashkëpunim me kompaninë italiane "Edil-Europ" dhe do të ketë një kapacitet prodhimi 20 mijë kilovat-orë në vit. Në lumin Vërbë janë planifikuar dy HEC-e të kësaj fuqie, të cilët do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike në Rajonit e Korçës. Punimet për ndërtimin e hidrocentralit do të përfundojnë brenda këtij viti./ch/
KOMENTE