Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Qeveria Vlereson Lart Procesin Zgjedhor Ne Partesh
English

Kosove - Qeveria Vlereson Lart Procesin Zgjedhor Ne Partesh

PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lart zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Komunën e Parteshit dhe pjesëmarrjen e madhe të qytarëve të komunitetit serb në procesin zgjedhor në këtë komunë të re. "Suksesi i procesit të djeshëm zgjedhor, pas zgjedhjeve të meparshme në Komunën e Graçanicës, Komunën e Ranillugut dhe në Komunën e Kllokotit, është dëshmi e fortë se pjestarët e komunitetit serb po integrohen në jetën institucionale të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat afirmative që ua ofron Kushtetutat e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi", theksohet në një komunikatë. Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmon përkushtimin e vet për të vazhduar me implementimin e provizioneve të Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, duke përfshirë edhe procesin e decentralizimit të pushtetit lokal, si një bazë e mirë për integrimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha qytetarëve në procesin e vendim-marrjes. "Qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, janë pjesë e perspektivës së përbashkët integruese dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë bartëse e proceseve të rëndësishme për një të ardhme evropiane për të gjithë", përfundon komunikata. /a.ke/
KOMENTE