English

Kosove - Sejdiu Pershendet Procesin Zjedhor Per Komunen E Parteshit

T PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, përshëndet dhe çmon lart procesin zgjedhor për Komunën e re të Parteshit, të zhvilluar dje, bëhet e ditur në një njoftim të dhënë sot nga zyra e shtypit e Presidencës kosovare. Duke e vlerësuar pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në procesin zgjedhor për pushtetin lokal në këtë komunë të banuar me pjesëtarë të komunitetit serb, Presidenti Sejdiu tha se kjo është një provë e mirë që tregon se qytetarët e këtij komuniteti po i kthehen realitetit dhe perspektivës së përbashkët në Kosovë. "Organizimi i zgjedhjeve për pushtetin lokal në Komunën e Parteshit, pas organizimit të suksesshëm të zgjedhjeve në komunën e Graçanicës, Kllokotit dhe Ranillugut, dëshmon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e plotë të detyrimeve që dalin nga Pakoja e Presidentit Ahtisari", theksoi Presidenti Sejdiu. Gjithashtu, ai pohoi se ky proces, edhe një herë, dëshmoi se institucionet dhe qytetarët e republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare. /a.ke/
KOMENTE