English

Kroaci - Prokuroria Shpall Fajtor Shtatë Kroatë Për Ekzekutimin E Serbo-Boshnjakëve

ZAGREB, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Shtatë ish-ushtarë kroatë u shpallën sot fajtorë nga drejtësia lokale për ekzekutimin e gjashtë të burgosurve politikë serbo-boshnjak disa muaj para përfundimit të luftës në Bosnje-Hercegovinës (1992-95), theksuan burimet gjyqësore. ''Të pandehurit u akuzuan për ekzekutimin me armë automatike të gjashtë të ndaluarve, anëtarë të forcave serbo-boshnjake në shtator 1995 në rajonin Glamoc, në perëndim të Bonje-Hercegovinës'', theksoi prokuroria kroate në një komunikatë./ /ec/ a.jor
KOMENTE