Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2010 > Lajmet e datës 21 Qershor 2010
 

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Liderët kosovarë pa qëndrime rreth deklaratave të Feithit - Sejdiu e Thaçi askujt nuk i kërkojnë dorëheqje - Përderisa kryeministri Thaçi ka thënë se qeveria e tij ka mbështetjen e Brukselit, presidenti Sejdiu ka thënë se dorëheqja është çështje morale e çdokujt dhe ka kërkuar që procesi i hetimeve të nisura të vërtetohet Tituj të tjerë: Thaçi thotë se Kosova e ka mbështetjen e Brukselit pas opinionit të GJND-së Sejdiu optimist në përkrahjen nga jashtë pas GJND-së Qeveria vërshohet nga kërkesat për komuna të reja Hiri i Bekim Fehmiut përjetësisht në Lumëbardh Prizreni edhe tre muaj afat për ndryshimin e logos Komuna u jep tenderë ortakëve të djalit të presidentit Qeverisë i dështon projekti 80-milionësh Foto lajmi: Rreth një e treta e qytetarëve të komunës së re të Parteshi i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Prishtinës për zgjedhje lokale. "Bota Sot" Bllokimi i pesëshes së BE-së po thyhet Tituj të tjerë: Krasniqi: Bisedime, atëherë kur Serbia të mos ndërhyjë në Veri Merr mbështetje për njohje nga vendet afrikane - Ptresidenti Sejdiu u kthye nga vizita në Malavi Thaçi: Nuk do të këtë bisedime për statusin - Kryeministri kthehet nga Brukseli Pushtet që i largon nga kontrolli i Prishtinës Lulzim Basha kandidat i PD-së për kryetar të Tiranës? Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia me ligj "Zëri" Qeveria teknike, e papranueshme - Ideja për qeveri teknike nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme në spektrin politik kosovar Tituj të tjerë: Votuan serbët e Parteshit Sejdiu kthehet nga Malavi, Thaçi nga Brukseli Hiri i Bekimit u hodh në Lumbëardh të Prizrenit Larg udhërrëfyesit për liberalizim - Kosova është shumë larg përmbushjes së kritereve për liberalizim, vlerëson opozita Opinione - Kosova duhet t'i ruajë miqtë e saj "Tribuna shqiptare" Ringjallet Partia Parlamentare - Disa nga anëtarët e vjetër të Partisë Parlamentare të Kosovës i kanë rënë pishman se e kanë shkrirë partinë e tyre në strukturat e AAK-së. Tituj të tjerë: Tiranë - Rama përballë Bashës? Prishtinë - Trashet pakënaqësia Shkup - BDI do ta braktisë Qeverinë! Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu u kthen në Prishtinë - Kthehen me mbështetje Shembulli nga Parteshi "Lajm" Agjencia Antikorrupsion pas 1 qershorit nuk i ka pranuar formularët për deklarimin e pasurisë - Fillojnë ndëshkimet Tituj të tjerë: Kryeministri Thaçi transmeton mesazhin e marrë gjatë vizitës në Bruksel - Fillon kapitulli i ri i integrimeve evropiane Presidenti i Kosovës përfundoi vizitën në Malavi - Merr mbështetje për lobim Katër mijë më shumë (studentë të rinj në Universitetin e Prishtinës) Kompromis i dhimshëm "Epoka e Re" Fundi i misterve për rastin Limaj - Letërkatastrofa - Ja ku e keni "provën" e famshme. Hetimet kanë përfunduar dhe pritet të shpallet pastërtia e Limajt Tituj të tjerë: Thaçi: Nuk do të ketë hapje të çështjes së statusit të Kosovës Mediat zvicerane vlerësojnë lart ambasadorin e Republikës së Kosovës - Naim Malaj, ambasador i paqes "Infopress" Nderim artistit të madh - Speciale - Kush ishte Bekim Fehmiu? Tituj të tjerë: Parteshi, shuplakë Beogradit Gjykata e Qarkut në veri të Mitrovicës, sipas EULEX-it, pritet të funksionalizohet shumë shpejt Statusi e territori, të paprekshëm Pas Parteshit, vjen veriu PTK bëhet gati për Shqipëri "Kosova Sot" Sejdiu e Thaçi, optimistë pas procesit të GJND-së - Njohjet do vazhdojnë Tituj të tjerë: Editoriali - Kosova e favorizuar para mendimit të GJND-së Shefi i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, paralajmëron ndryshime në strukturat policore - Spastrime në Polici Është koha për hetime serioze Thellohet varfëria, produktiviteti në nivel të ulët "Express" Paqedashës me stil - Për shkak të keqkuptimeve, konsiderohem si person që ka lidhje me terrorizmin. Raporti i FBI është qesharak. Shqiptarët janë paqedashës dhe falënderues ndaj SHBA-së. Nuk e njoh Hysen Sherifin. Nuk di ta përdor mirë kompjuterin dhe shumë pak internetin. Mjekrën e gjatë e mbajë për fe, kurse flokët për qejf. Bajram Asllani nga Mitrovica, i dyshuar për lidhje terroriste, flet për Express. Tituj të tjerë: Mos u shqetësoni - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi besojnë se opinioni i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës. Fjala e Parteshit - Parteshi, Budriga dhe Pasjani iu përgjegjën pozitivisht thirrjes për të dalë në zgjedhje. Bekimi në Prizren Merren vesh Patriotët, Demokratët dhe Loja me pasurinë kombëtare - Opinion /s.s./

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.