Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi - Informatikë - ''Blic : Shumica E Qytetarëve Nuk E Kanë Shfrytëzuar Asnjëherë Internetin
English

Serbi - Informatikë - ''Blic": Shumica E Qytetarëve Nuk E Kanë Shfrytëzuar Asnjëherë Internetin

BEOGRAD, 21 qershor /ATSH-MIA/ - Kur bëhet fjalë për njohuritë për internetin, Serbia ndodhet në fund të listës së vendeve evropiane, çka nuk përbën asgjë të re, shkruan sot gazeta beogradase "Blic". ''Është tmerrues fakti se 44,7 për qind e të pyeturve në vend asnjëherë nuk kanë shfrytëzuar kompjuterin, ndërkohë që më i madh është numri i atyre që nuk kanë shfrytëzuar asnjëherë internetin, numër që arrin në 56,4 për qind të popullsisë'', shton gazeta. ''Ndoshta për shkak të situatës së keqe ekonomike në vend, që po zgjat, apo për shkak të zhvillimit jo të barabartë të rajoneve, disa pjesë të Serbisë janë tërësisht të izoluara nga teknologjitë informatike'', theksoi "Blic". Shifrat tregojnë se Serbia është në fillim të zhvillimit të shoqërisë informatike dhe është e nevojshme të tejkalohen shumë barriera në rrugën e zhvillimit të infrastrukturës deri tek arsimimi i nevojshëm./ a.jor.
KOMENTE