Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Ambasadori I Austrise, Raunig, Interes Per Zhvillimin E Zones Veriore
English

Shkoder: Ambasadori I Austrise, Raunig, Interes Per Zhvillimin E Zones Veriore

SHKODËR, 21 Qershor/ATSH-G. Marku/- Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Florian Raunig vizitoi sot Shkodrën ku në takimet me drejtuesit e qeversjes vendore, shprehu interes per zhvillimin e zones veriore. I shoqëruar nga Konsulli Austriak në Shkodër, Gjergj Leqejza, takimin e pare Rauning e zhvilloi me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka dhe drejtuesit e qarkut dhe prefekturës, Gjovalin Kolombi e Maxhid Cungu. Siç bëhet e ditur nga drejtuesit lokale, qëllimi i vizitës së ambasadorit austriak në Shkodër ishte diskutimi rreth zhvillimit të rajonit të veriut të Shqipërisë në përgjithësi dhe Shkodrës në veçanti, si kryeqëndra e veriut shqiptar. Duke vënë në dukje ndihmën dhe mbështetjen që qeveria austriake i ka dhënë vitet e fundit rajonit verior si, ne infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj, krerët lokalë të Shkodrës garantuan diplomatin austriak për një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen për zbatimin e projekteve të tjera. "Programi i ri i bashkëpunimit me qeverinë austriake ka si qëllim të ndihmojë qeverinë për hartimin e ligjeve në favor të qarkut", tha kryetari i keshillit te qarkut Shkodër, Prof. Dr. Gjovalin Kolombi. Ai vlerësoi synimin kryesor të ndihmës së drejtpërdrejtë që do t'i japë qeveria austriake qarkut të Shkodrës në hartimin e strategjisë së zhvillimit të veriut shqiptar në të ardhmen në të gjitha drejtimet. "Austria ka pasur, ka dhe do të ketë projekte të përbashkëta për zhvillimin e Shkodrës", tha Ambasadori Austriak, Florian Raunig duke nënvizuar projektet në ujësjellësat e Koplikut, Kastratit, projektin për Kelmendin etj. Ambasadori Raunig theksoi se "shumë shpejt fillon edhe një tjetër projekt në bashkëpunim edhe me Zvicren, që konsiston në zhvillimin rajonal për veriun shqiptar, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për komunitetin". Gjatë takimit me krerët vendorë, ambasadori Raunig u ndal dhe tek investimet e bëra për sektorin e turizmit, duke thekuar se ekonomia e Shkodrës ka shanse të mëdha në këtë drejtim si rajon ndërkufitar. /a.ke/
KOMENTE