Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi H, Kili Mposht Edhe Zvicrën, Mundësi Për Kualifikim
English

Sport-Botëror/ Grupi H, Kili Mposht Edhe Zvicrën, Mundësi Për Kualifikim

TIRANË, 21 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kili merr kryesimin e Grupit H me 6 pikë dhe i krijon vetes shanse të pastra për kualifikimin, me fitoren 1-0 ndaj Zvicrës. Loja u karakterizua nga temperamenti sulmues i ekipit nga Amerika e Jugut. Goli i fitores u shënua nga Mark Gonzalez në minutën '75. Pas golit, Kili tentoi vazhdimisht të thellojë epërsinë, por mbrojtja e Zvicrës qëndroi kompakte. Lojtari i Zvicrës me origjinë shqiptare, Valon Behrami, nuk mundi të shpalosë tërësisht aftësitë, në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës 2010. Behrami, i cili mungoi në takimin Zvicër-Spanjë, u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe loja e tij u mbyll në minutën '31, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Pas daljes së Behramit, situata në fushë pati momente tensioni dhe arbitri nuk kurseu asnjë karton të verdhë. Në 90 minuta lojë u dhanë 9 kartona të verdhë dhe 1 i kuq. Pas Kilit me 6 pikë, renditja në Grupin H vijon me Zvicrën me 3 pikë dhe Hondurasin e Spanjën me nga 0 pikë. Grupi H Kili - Zvicër 1-0 Shënues: Gonzalez 75' Kili (4-3-3): Bravo; Isla, Medel, Ponce, Vidal (Gonzalez); Carmona, Jara, Fernandez (Paredes); Sanchez, Beausejour, H.Suazo (Valdivia). Trajner: Marcelo Bielsa. Zvicra (4-4-2): Benaglio; Lichtsteiner, Von Bergen, Grichting, Ziegler; Behrami, Inler, Huggel, Fernandes; Frei (Barnetta), Nkufo (Derdiyok).Trajner: Otmar Hitzfeld. /a.ke/
KOMENTE