Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Spanja Dhe Portugalia, Fitorja Është Detyrim
English

Sport-Botëror/ Spanja Dhe Portugalia, Fitorja Është Detyrim

TIRANË, 21 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Sot zhvillohen ndeshjet e fundit për fazën e dytë të grupeve në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010". Në grupi G, Koreja e Veriut provoi në humbjen 2-1 me Brazilin se nuk është një ekip që mund të mposhtet lehtë. Parashikohet se skuadra nga vendi komunist do t'ia bëjë të vështirë lojën Portugalisë, e cila mori një barazim 1-1 kundër Bregut të Fildishtë. Përballja e fundit për Portugalinë brenda Grupit G është me Brazilin dhe për këtë arsye do t'i duhet të marrë 3 pikë të plota nga Koreja e Veriut, për mos të rrezikuar kualifikimin. Shanset për Korenë e Veriut janë më të pakta, por një fitore do ta rikthente në garë. Ndeshja Kili-Zvicër pritet me interes të madh. Zvicra mposhti favoritët spanjollë 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat, Kili fitoi me Hondurasin. Një rezultat pozitiv në këtë ndeshje do të thotë se ekipi fitues hedh një hap të madh drejt raundit tjetër. Lojtarët e Kilit pritet të ndjekin një taktikë ofensive, për të thyer mbrojtjen e fortë të Zvicrës, nga e cila doli e zhgënjyer Spanja në ndeshjen e parë. Për trajnerin e Spanjës, Vincente del Bosque, Botërori 2010 nuk ka qënë pozitiv deri tani, pasi skuadra e tij humbi me Zvicrën. Paraardhësi Luis Aragones, që e drejtoi ekipin drejt trofeut të Europianit 2008, u shpreh me tone kritike ndaj Del Bosque, në lidhje me strategjinë e lojës kundër Zvicrës. Përballja me Hondurasin paraqet një shans të mirë për rikthim, por ndeshja që do të luhet në Johnnesburg nuk pritet të jetë e lehtë për spanjollët. Trajneri i Hondurasit, Reinaldo Rueda është i vetëdijshëm se Spanja do të sulmojë fort dhe të njëjtën taktikë pritet të ndjekë edhe ai vetë, pas humbjes 1-0 me Kilin. Rueda shpreson se sulmi i drejtuar nga David Suazo do të japë rezultat të mirë./s.s./
KOMENTE