Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Short I Kënaqshëm Për Klubet Shqiptare Në Evropë
English

Sport-Futboll/ Short I Kënaqshëm Për Klubet Shqiptare Në Evropë

TIRANË, 21 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Klubet shqiptare kanë njohur sot kundërshtaret e tyre në Kupat e Evropës. Skuadra kampione e Shqiperisë, Dinamo do të përballet në turin e parë të UEFA Champions League me kampionët e Moldavisë FC Sheriff. Një skuadër më e dobët se skuadra jonë kampionë në letër, por mbetet për t'u parë në fushën e lojës. Një shans i mirë ky për skuadren e Dinamos për të kaluar ketë tur. Ndeshjet e para do të luhen më datë 29/30 qershor kurse ato të kthimit 6/7 Korrik. Takimi parë do të luhet në Moldavi. Ndërsa dy skuadrat shqiptare, Tirana dhe Laçi kanë njohur kundërshtarët e tyre në turin e parë të Europa League. Bardheblute do të përballen me skuadren ZTE të Hungarisë. Ata janë renditur në vendin e pestë në kampionatin e fundit dhe kanë mundur të sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League falë daljes së tyre në finalen e kupës së Hungarisë. Surpriza e bukur e kampionatit te fundit shqiptar, Laçi, do të përballet me bjellorusët e Dnepr Mogilev. Ekipi bjellorus renditet në vendin e 4-t me 21-pikë kur është luajtur java e 15-e kampionatiti bjellorus. Ndeshjet e para do të luhen më 1 korrik, kurse ato të kthimit më 8 korrik. Ndërkohë skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës do të përballet me qipriotët e Apoel. Liga e Kampioneve: FC Sheriff - Dinamo FC Sheriff (Moldavi) Emri i plotë: Fotbal Club Sheriff Themeluar: 1997 Stadiumi: "Ground Sheriff Stadium", Tiraspol, Transnistria (Moldova) Kapaciteti: 14.300 vende President: Victor Gusan Trajner: Andrei Sasnitski Sezoni 2009-2010: Vendi i 1-rë "Europa League": ZTE-Tirana ZTE (Hungari) Emri i Plotë: Zalaegerszegi Torna Egylet Themeluar: 1920 Stadiumi "Ground ZTE Arena", Zalaegerszeg Kapaciteti i stadiumit: 14.000 vende President: Ferenc Nagy Trajner: János Csank Sezoni 2009-2010: Vendi i 5-të "Europa League": Laçi - FC Dnepr Mogilev FC Dnepr Mogilev (Bjellorusi) Emri i Plotë: FC Dnepr Mogilev Themeluar: 4 januar 1960 Stadiumi: "Ground Spartak", Mahilyoë, Bjellorusi Kapaciteti: 11.200 vende Trajner: Andrey Skarabagatska Sezoni 2009-2010: vendi i 3-të "Europa League": Apoel - Besa Apoel (Qipro) Emri i plotë: Athletikos Podosferikos Omilos Ellinon Lefkosias (Athletic Football Club of Greeks of Nicosia) Themeluar: 8 nëntor 1926 Stadiumi: "Ground GSP Stadium", Nicosia, Cyprus Kapaciteti: 22.859 vetë President: Fivos Erotokritou Trajner: Ivan Jovanovic Sezoni 2009-2010: Vendi i 2-të
KOMENTE