Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia Dhe Kazakistani Diskutojnë Për Një Plan Veprimi Për Kirgistanin
English

Turqia Dhe Kazakistani Diskutojnë Për Një Plan Veprimi Për Kirgistanin

ANKARA, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia dhe Kazakistani diskutuan për një plan veprimi përsa i përket një ndihme rajonale për Kirgistanin, që është përfshirë kohët e fundit nga dhuna ndëretnike, konfirmoi sot shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, cituar nga agjencia e lajmeve ''Anadolli Azhans''. "Mbajtja e referendumit konstitucional më 27 qershor është shumë e rëndësishme për ne me qëllim që administrata aktuale e përkohshme të jetë legjitime nga populli", deklaroi Davutoglu pas bisedimeve me presidentin kazak, Noursoultan Nazarbaiev dhe homologun kazak, Kanat Saoudabaiev. ''Bisedimet u përqendruan mbi aspekte diplomatike, ekonomike dhe në aspektin e dhënies së ndihmës për siguri nga vendet e rajonit për Kirgistanin'', theksoi ai duke shtuar se çështja mbetet për t'u diskutuar me vendet e tjera mike. Ahmet Davutoglu njoftoi se kishte parashikuar të shkonte në Kirgistan sëbashku me Saoudabaiev pas referendumit nëse e lejojnë kushtet për të biseduar drejt për drejt me popullin dhe për të parë kushtet nëse mund të ndërmerret një plan veprimi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE