Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëzhgim / Trafiku Në Tiranë, Kaos Dhe Nervozizëm
English

Vëzhgim / Trafiku Në Tiranë, Kaos Dhe Nervozizëm

TIRANË, 21 Qershor/ATSH - Mira Shkurta / - Mbi 100 mijë automjete të reja dhe të vjetra në pjesën më të madhe të ditës, kryqëzohen në një pikë të vetme: tek sheshi kryesor në qendër të Tiranës, i bllokuar nga Bashkia e kryeqytetit për shkak të punimeve që ka nisur për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", një nga arteriet kryesore të qarkullimit të mjeteve në kryeqytet. Më problematik, trafiku është në orët e para të mëngjesit para Muzeut Kombëtar, në kryqezimin te rruga e "Durrësit" dhe segmentin prapa Bankës së Shqipërisë, ku trafiku është i rënduar thuajse për gjatë gjithë ditës. I futur në një ngërç total nga 28 marsi i këtij viti, trafiku i Tiranës paraqet një amulli totale. Devijimi i qarkullimit të makinave që vijnë nga rruga e Durrësit, për shkak të punimeve dhe fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar trafik të dendur në këtë zonë. Për këdo që kalon në rrugët e Tiranës, këmbësor apo drejtues mjeti, trafiku është në kaos. Kalimtarë që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin lëvizin të orjentuar nga shpejtësia e lëvizjes së makinave duke kaluar mes tyre, pa pritur të drejtën e kalimit që u jep semafori, apo vizat e bardha, që në një pjesë të mirë të rrugëve të kryeqytetit mungojnë, apo kanë nevojë për rivijëzim. Si të mos mjaftojë, situata komlikohet edhe nga mungesa e korsive të kthimit majtas, një kombinim të sinjalistikës së kthimit majtas dhe ruajtjes së korsive drejtvizore në të gjitha akset rrugore në kryeqytet, elementë këto të domosdoshëm teknikë për një trafik normal. E në këtë lëmsh trafiku, nuk mungojnë as motorrët, drejtuesit e të cilëve, në pjesën më të mirë të rasteve, kanë zgjedhur lëvizjen në drejtim të kundërt, apo edhe mbi trotuare. Dhe sot askush nuk mund të thotë nëse ata do të mund të "edukohen" me mënyrën e re të qarkullimit. Vargut të makinave sot j'u shtuan dhe rreshjet e shiut të pazakontë për stinën, ndërsa nuk mungojnë as qytetarët të cilët edhe pse një ditë me shi, në kushtet e kaosit në trafik kanë preferuar biçikletën për të mbaruar punët. Që në orët e para të mëngjesit të ditës së Hënë, sipas vëzhgimit të ATSH në një nga pikat e nxehta të trafikut të Tiranës në segmentin prapa Bankës së Shqipërisë, në rrugën që çon drejt Selisë së Partisë Socialiste vargu i makinave sa vinte e rritej, ndërsa kalimtarë të shumtë tentonin të lëvizin nga njëri krah i rrugës në tjetrin, dikush pret dritën jeshile të semaforit , e dikush tjetër shfryn i nervozuar dhe shfrytëzon momentin e ngadalësimit të ndonjë makine. "Hej bela ç'na gjeti, zoti na ruajtë", thotë me zë të lartë një kalimtare që shfrytëzon momentin e rrallimit të makinave, pa menduar për semaforin apo vizat e bardha nga duhet të kalonte. Ndërsa rrethi i punimeve në sheshin kryesor zgjerohet, e kundërta ndodh me alternativat që ka ofruar Bashkia e kryeqytetit për zgjidhjen e kaosit në trafik. Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë bulevardin "Zogu I", tashmë nuk mund të hyjnë më në sheshin "Skënderbej", por duhet të kthehen në rrugën "Ded Gjo Luli", pas Muzeut Kombëtar. Nëse këta shoferë duan të lidhen me rrugën e Dibrës, tani u duhet të kthehen tek rruga pas Bankës së Shqipërisë, pranë selisë së PS-së. Sipas planit të Bashkisë, makinat nuk do të futen për në qendër nga rrugët kryesore si rruga e Durrësit, ajo e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, por vetëm nga rruga e Gjykatës së Lartë. Për pasojë, gjithçka ka bllokuar dhe akset e tjera rrugore, që lidhen ose jo drejtpërdrejt me sheshin "Skënderbej. Të bllokuara sot në mengjes e mesditë sipas vëzhgimit të ATSH-së, ishin segmentet e rrugëve nga bulevardi "Zhan D'Ark", rruga e Kavajës, 21 Dhjetori, e Durrësit, Unaza e Re, segmenti i rrugës pranë shkollës "Teknologjike", ku për minuta e minuta të tëra, automjetet mbeten të bllokuara. Sipas ekspertëve të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet, skema e re e aplikuar nga Bashkia çorienton trafikun dhe me të, duket se edhe për dy vjet të tjera, vetëm 33 % e trafikut do të funksionojë normalisht, ndërsa 77 % e tij do të jetë i përfshirë nga një ngërç total. Si të mos mjaftojë situata e sotme, sipas projektit të Bashkisë, do të ketë devijime të tjera të trafikut, pasi do të ketë hapje të segmenteve ku ka mbaruar procesi i ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe bllokime të segmenteve të tjera. Shmangia e trafikut në rrugët e Tiranës nisi me rrugën e Kavajës, drejt Unazës së Vogël, duke vijuar me rrugën e Durrësit, me të gjitha ndërhyrjet anësore, me rakordimet e rrezeve të kthimit, si tek kryqëzimi përpara selisë së PS-së, ndërsa devijimi i fundit ishte ai i Rrugës së "Dibrës" pak ditë më parë. Sipas Bashkisë, "pritet edhe aplikimi i një skeme të re e respektimit të stacioneve për linjat e transportit publik, të itinerareve dhe menaxhimit të tyre". I rënduar trafiku paraqitet dhe në orët e mbrëmjes, kur për shkak të uljes së temperaturave, një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës preferojnë të lëvizin me makinë për të larguar sado pak stresin e ditës për të pirë të qetë një kafe. Por lëvizja me makinë duket se nuk është zgjidhja e duhur për çlodhje për të larguar stresin. Në të kundërt, ai duket se po i shtohet ditës që vjen./n.m/
KOMENTE