Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet presidenciale në Poloni me balotazh në 4 korrik, asnjë kandidat mbi 50 %
English

Zgjedhjet presidenciale në Poloni me balotazh në 4 korrik, asnjë kandidat mbi 50 %

Varshavë, 21 Qershor, NOA – Zgjedhjet presidenciale në Poloni të cilat u zhvilluan ditën e djeshme, janë shtyrë për në një raund të dytë, i cili mësohet se do të mbahet në datën 4 korrik.

Kjo pasi asnjëri prej kandidatëve që garoi nuk fitoi më tepër se gjysmën e votave të mjaftueshme për zgjedhje në postin e presidentit të këtij vendi, i cili do të jetë pikërisht kreu i ri i vendit pas vdekjes tragjike të ish-presidentit të ndjerë Lech Kandinski, në Smolensk të Rusisë, më 10 prill të këtij viti.

“Këto nuk janë zgjedhje normale. Këto zgjedhje janë pasojë e tragjedisë së madhe dhe e pikëllimit dhe zgjedhje se çka do të bëjmë me Poloninë gjatë periudhës së ardhshme”, tha Jarosllav Kaçinski, mbrëmë në Varshavë.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Poloni, njoftoi se në mënyrë paraprake se kryetari i parlamentit, Bronislav Komorovski, ka fituar afro 41përqind të votave, ndërsa ish kryeministri Jarosllav Kaçinski, fitoi afro 37 përqind.

E të ndodhur në këto kuotime, asnjëri prej tyre nuk kaloi pragun prej 51 përqind, çka do ta bënte të ishte kryetar i ri i shtetit polak. n.e/NOA

KOMENTE