Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arkeologji/ Gjirokastër:Studentët Në Koinonin E Antigonesë
English

Arkeologji/ Gjirokastër:Studentët Në Koinonin E Antigonesë

GJIROKASTËR, 22 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Dhjetë studentë të gjeografisë në universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës nisën ekspeditën disaditore për të njohur nga afër Koinonin e Antigonesë në jug të vendit. "Do të n'a duhen pesë ditë për të parë sitin arkeologjik të Koinonit të Antigones, një nga bukuritë e natyrës, e cila tërheq çdo vit qindra vizitorë vendas dhe të huaj", thotë Ervin Lamaj, student i vitit të katërt. Grupin e drejton Dhimitër Çondi, arkeolog nga Saranda. Si territor i begatisë bujqësore me reliev të ashpër malor, ai tregon se Koinoni i kishte kufinjtë e vet administrativë në perëndim nga vargu i Malit të Gjerë, në lindje nga vargu i Lunxhërisë, në veri nga lumi Vjosë dhe në jug nga Gryka e Suhës, 50 km gjatësi dhe 7 deri në 12 km gjerësi. "Gërmimet arkeologjike që janë kryer në Antigone, Melan, Labovë, Palokastër, Sofratikë e Vodhinë tregojnë se Koinoni i Antigonesë daton në vitin 360-330 para Krishtit", shpjegon Çondi. "Kushtet të favorshme natyrore kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve për vendbanimet prehistorike", shton ai. Sipas tij, territori i Koinonit të Antigones në kohën antike ndaheshin në dy zona fiziko-gjeografike: Fonike në Perëndim dhe Antigonea në Lindje, ku secila zonë kishte një qytet të madh dhe një qendër administrative. "Të dhënat epigrafike tregojnë se strukturat politike kishin nivele të ndryshme. Në qendër të organizimit janë qytetet e fuqishme të vendosura në lartësi jo të mëdha dhe përreth tyre në zona më të vogla", tregon Çondi, duke nënvizuar se, nga ana organizimit, qytezat e fortifikuara kishin ngjajshmëri me qytetet e mëdha. Mendohet se një rol të rëndësishëm përpara themelimit të Antigonesë, si qendër e luginës së Drinosit, mund ta ketë ruajtur Melani, por gërmimet e mëtejshme arkeologjike do ta vërtetojnë këtë hipotezë. Çondi thekson se Foinike dhe Antigonea kishin nivelin e dytë të qeverisjes autonome, ndërsa në aspektin ushtarak ata vareshin direkt nga Koinoni Epirot. Sipas tij, në përbërje të organizimit të mbrojtes së Koinonit, fortesat ngriheshin në pozicione strategjike me fushëpamje të madhe, që fillonte në veri nga Lekli (Tepelenë), kufi me Amatët dhe mbyllet në jug me fortifikimit Ktizmata (Janinë, Greqi), kufi me Mollosët. "Këto pika me interes ushtarak realizonin mbrojtjen e kufijve territoriale, si dhe ndihmonin për rindërtimin e hartës politike antike të Koinonit të Antigonesë", nënvizion Çondi. Sipas tij, fortifikimet stimuluan vendbanime të hapura në krahun e majtë të lumit të Drinos, si Sotira, Bodrishta, Sofratika, Frashtani, Gorica, Derviçani, Lazarati etj. "Banesat e fortifikuara, vila të rrethuara nga mure e të vendosura pranë rrugëve ishin banesa multifunksionale, si magazina, punishte, dyqane etj.", thotë Çondi, duke nënvizuar se këto elementë janë evidentuar dhe në Jorgucat, Goricë e Lazarat. Ai thotë se lidhja periferike e territorit me qytetet kryesore, që janë qendrat politike-ekonomike, kanë të njëjtën sistem kronologjik, pasi rezulton shkencërisht se këto krahina kanë datim dhe ndërtime të njëjta. "Gërmimet e mëtejshme arkeologjike në këto site, do të japin një datim më të saktë të këtij procesi, i cili mund të jetë plotësuar në periudhën e Koinonit Epirot gjatë periudhës 232-170 para Krishtit", përfundon Çondi./ch/
KOMENTE