English

Berisha-Bubka: Kampionati “Vrapimi në mal”, do të promovojë Shqipërinë

Tiranë, 22 Qershor, NOA – Sergei Bubka, një nga figurat më të shquara botërore të sportit ndodhet në Tiranë, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si zv/president i Komitetit Olimpik Botëror dhe i Federatës Botërore të Atletikës IAAF.

Ai ka mbërritur për të mbështetur dhe promovuar organizimin në Shqipëri vitin e ardhshëm të Kampionatit Botëror të “Vrapimit në Mal”.

Në kuadrin e kësaj vizite, ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha, i cili i ka shprehur kënaqësinë që vendin tonë e vizitonte një figurë kaq legjendare e sportit botëror, një atlet, që sipas tij, i cili ka qenë dhe është shembull frymëzimi për breza të tërë të rinjsh që shohin tek atletika, mëma e të gjitha sporteve, pasionin e tyre.

Nga ana e tij, Bubka falënderoi kryeministrin për mikpritjen, duke shprehur se ky eveniment me përmasa botërore që pritet të organizohet në Shqipëri, do të përbëjë një iniciativë të shkëlqyer për promovimin e turizmit shqiptar, të bukurive dhe potencialeve të vendit, si dhe do të jetë një organizim që do të përfshijë mijëra të rinj, të apasionuar pas atletikës.

n.e/NOA

KOMENTE