English

“British Petrolium”, paguan faturë të re nga qeveria për dëmshpërblimet

Uashington, 22 Qershor, NOA – Në fillim u tha se katastrofa natyrore e shkaktuar nga derdhja e naftës në det, kompanisë naftë-nxjerrëse “British Petrolium” do t’i kushtonte 2 miliardë dollarë në total, por kjo e fundit tashmë është prezantuar edhe me një faturë tjetër.

Kështu, bëhet me dijeni se qeveria amerikane i ka dërguar kompanisë “British Petrolium” një faturë për 51 milion dollarë, për shpenzimet e kryera prej saj gjatë përpjekjeve për të ndaluar rrjedhën e naftës që shpërtheu në Gjirin e Meksikës.

Fatura e re radhit shpenzimet për reagimet ndaj rrjedhës së naftës nga ana e agjencive federale dhe disa agjencive shtetërore.

Shpenzimet po ashtu përfshijnë kompensime për fondin e caktuar nga qeveria për të kompensuar njerëzit dhe bizneset për demet e shkaktuara nga rrjedha e naftës.

Ndërkaq, mësohet se dy faturat e mëparshme dërguar kësaj kompanie kapin shumën prej 71 milion dollarësh dhe janë paguar plotësisht prej saj.

n.e/NOA

KOMENTE