English

Bruksel - Shërbimi I Ri Diplomatik Evropian Nis Punën Në Fund Të Vitit

BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Shërbimi i ri diplomatik i Bashkimit Evropian do të nisë punën deri në fund të vitit, theksuan sot eurodeputetët dhe anëtarët e rrethit të ngushtë të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. ''Pas marrëveshjes së arritur dje mes Parlamentit, shteteve dhe Komisonit Evropian, shërbimi evropian për çështjet e jashtme (SEAE) do të jetë gati deri më 1 dhjetor edhe pse zyrtarisht ai do të nisë punën më 1 janar 2011'', theksuan anëtarë të rrethit të ngushtë të Ashton. "Për shkaqe buxhetore, funksionarët evropianë të përfshirë në këtë shërbim do të rikthehen vetëm më 1 janar 2011, por objektivi mbetet për të pasur një SEAE funksionale me rastin e një vjetorit të hyrjes në fuqi të traktatit të Lisbonës'', theksoi i njëjti burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE