Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demiri : Javën E Ardhshme Do Të Emetojmë Një Bono Prej 25 Milionë Euro Në Tregun Vendas
English

Demiri : Javën E Ardhshme Do Të Emetojmë Një Bono Prej 25 Milionë Euro Në Tregun Vendas

TIRANE 22 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Drejtori i Menaxhimit të Borxhit në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiri deklaroi të martën për ATSH-në se, javën që vjen do të emetojmë në tregun vendas nje bono me vlerë 25 milionë euro. "Do të fillojmë që në javën e adhshme dhe mund të jenë disa operacione. Sasia do të jetë e vogël, ndërsa tregu vendas është i favorshëm, pasi ka shtim të fluksit të depozitave prej rreth 250 milionë euro për 5 muajt e fundit", tha Demiri. Sipas Demirit, sasia totale që mund të synojë ministria e Financave, është shumë më e vogël se kaq, por ne mund të bëjmë edhe vetëm një instrument të vetëm. "Kemi bërë shpalljen për një ankand prej 25 milionë euro javën e ardhshme dhe ky mund të jetë i vetmi, por mund të ketë edhe një ose dy operacione, që mund të bëjmë gjatë muajve të ardhshëm në pritje të gjetjes së kushteve të përshtatshme të tregjeve për emetimin evendual të eurobondit", u shpreh drejtori i Borxhit. Demiri tha se "emetimi i kësaj bonoje bëhet në përputhje me strategjinë për rritjen e hapësirës dhe fleksibilitetit për mënyrat e huamarrjes dhe për të diversifikuar ato, për nevojat e financimit të buxhetiti për shpenzimet kapitale për vitin 2010, duke patur në konsideratë likuiditetin në treg dhe normat e interesit në treg, deri në gjetjen e një momenti më të përshtatshëm në tregun e kapitaleve për emetimin eventual të eurobondit". "Ne kemi studjuar hapësirën që ka tregu për mundësinë e bërjes së një ose disa bonove në tregun e brendhsëm të denominuar në valutë kryesisht në euro në përputhje me nevojat për të vijaur fianncimin e projekteve të ndryshme të zhvillimit", tha Demiri. Ai shtoi edhe se "jemi mjaft të ndërgjegjshëm dhe e konsiderojmë me shumë kujdes jo vetëm gjendjen e likuditetit në tregun e brendshëm, pra në euro normat e interesit, por jemi të vëmendshëm dhe për efektin potencial për të mos cënuar likuiditetin në euro për sektorin privat". "Ato fonde që ne do të targetojmë, do të jenë likuiditete që nëse nuk do t'i thithë qeveria, do të shkojnë jashtë vendit në tregjet europiane dhe siç ndodh shpesh, do të riktheheshin në tregun vendas duke i'u shitur qeverisë me çmime më të shtrenjta", deklaroi Demiri. Sipas tij, është një likuiditet shtesë që nuk tërhiqet nga tregu privat, është i shtuar në këtë moment kryesisht për shkak të hyrjeve nga fillimi i sezonit dhe nga kriza greke, ndaj dhe "synojmë të tërheqim këtë likuiditet pa cënuar normën e inetresit, kursin e këmbimit dhe pa cënuar likuiditetin në disponibilitet të tregut privat". Qeveria shqiptare vendosi te dale për herë të parë në tregjet financiare botërore dhe kërkon të emetojë një eurobond deri në 400 milion euro me normë interesi deri në 8.5 për qind. Ajo u tërhoq deri në një moment më të përshtatshëm pasi aktualisht, normat e interesit në tregjet ndërkombëtare janë mbi 9 %. Për këtë Ministria e Financave u shpreh se tregu është akoma i papërshtatshëm dhe se jemi në konsultim të vazhdueshëm me partnerët e qeverisë "JP Morgan" dhe "Deutsche Bank" për emetimin e eurobondit. "Do të presim momentin që tregjet të hapen dhe normat e interesit të pritshme nga tregu të jenë favorizuese për ne", theksuan burimet nga Ministria e Financave. Sipas tyre, emetimi i eurobondit do të bëhej përpara afatit të pagimit të këstit të kredisë sindikale të marrë vitin që shkoi nga qeveria shqiptare për rrugën Durrës-Kukës, por tregjet ishin të pafavorshme, ndaj Ministria e Financave vendosi të shtyjë këtë vendim në një moment më të përshtatshëm./n.m/
KOMENTE