English

Elbasan: Makina Del Nga Rruga, Vdesin Dy Maqedonas, Plagosen Tre Të Tjerë

ELBASAN, 22 Qershor/ATSH, Miranda Sadiku/ - Dy shtetas maqedonas humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, si pasojë e një aksidenti në rrugën Qafë Krrabë - Elbasan, bëri të ditur policia të martën. Zëdhënësja e policisë, Valbona Begu, deklaroi se "një mjet tip Land Rover, me targa PHOMA 522 MGH, ka dalë nga rruga" pranë vendit të quajtur Gracen. Sipas saj, "nga kjo humbje kontrolli" gjeti vdekjen drejtuesi i automjetit, Sasha Stefanoski, 55 vjeç, dhe Vaso Stefanoski, 75 vjeç, që mendohet se është babai i drejtuesit. Viktimat ishin nga Struga, Maqedoni. Policia nisi menjëherë për në spital tre personat e plagosur, M.M 31 vjeç, Maria Stefanoski 13 vjeç dhe Filipi Stefanoski 10 vjeç. Dy të vegjëlit mendohet se janë fëmijët e drejtuesit të mjetit./ch/
KOMENTE