Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: Pro dialogut Prishtinë-Beograd, jo, për statusin
English

Feith: Pro dialogut Prishtinë-Beograd, jo, për statusin

Bruksel, 22 qershor, NOA – Në pritje të dhënies së mendimit këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe pas deklaratave të Beogradit se s’do ta njohin kurrë statusin e Kosovës, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, ka vlerësuar sot në Bruksel se “mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mund të sjellë kontakte më të mëdha ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Feith, deklaroi ndër të tjera se autoritetet e larta të Kosovës, nuk pranojnë kurrësesi diskutime mbi statusin apo prekjen e integritetit territorial të Kosovës.

“Kosova është sfidë evropiane dhe Bashkimi Evropian i ka të gjitha mundësitë që të sigurojë rrugën e Kosovës drejt integrimit në Evropë”, nënvizoi përfaqësuesi i BE-së, në Kosovë, Piter Feith.

Ndaj sipas tij, konkluzioni, në të cilin do të dalë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duhet parë si hapje e dialogut mbi çështjet me interest të përbashkët mes Kosovës dhe Bogradit”, theksoi Feith në një takim me parlamentarët evropianë.

mit/NOA
KOMENTE