Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Finlandë - Krijohet Qeveria E Re
English

Finlandë - Krijohet Qeveria E Re

HELSINKI, 22 qershor /ATSH-L.Verdha/ - Sot pasdite në Helsinki u formua qeveria e re e Finlandës, që është e 71-ta që nga krijimi i Republikës në vitin 1918. Kryeministrja Mari Kiviniemi, e miratuar sot nga presidentja dhe më pas nga parlamenti, nuk bëri ndryshime në përbërjen e qeverisë së kryeministrit Matti Vanhanen, i cili dha dorëheqjen para kohe për arsye shëndetësore. I vetmi ndryshim ishte emërimi i ministrit të ri të Administatës Vendore, Tapani Tolli, i cili u thirr në postin që mbahej deri më tani nga Kiviniemi. Në konferencën e sontme për shtyp, kryeministrja Kiviniemi deklaroi se nuk do të ketë ndryshime thelbësore nga programi i qeverisë së mëparshme. Sidoqoftë, ky program do t'i paraqitet nesër për miratim parlamentit finlandez./ a.jor.
KOMENTE