English

Finlandë - Parlamenti Zgjedh Mari Kiviniemi Kryeministre Të Vendit

HELSINKI, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Parlamenti finlandez zgjodhi sot Mari Kiviniemi, 41 vjeçe, në postin e kryeministres në vend të Matti Vanhanen, i cili dha dorëheqjen, gjatë një votimi të transmetuar drejtpërdrejt në internet. Kiviniemi pritet të konfirmohet në këtë post nga presidentja Tarja Halonen gjatë një ceremonie në orën 17:00 (14:00 GMT). Kështu, ajo do të jetë kryeministrja e dytë e Finlandës. Ndër 200 deputetë të parlamentit, 115 votuan në favor të Kiviniemi, e zgjedhur së fundi në kryesinë e partisë së Qendrës, grupimi kryesor qeveritar. Ajo zëvendëson Vanhanen, 54 vjeç, i cili paraqiti zyrtarisht dorëheqjen të premten, sepse duhet të operohet në vjeshtë në këmbë. Partia e Qendrës, ku ai ishte kryetar deri sa dha dorëheqjen më 12 qershor, është përfshirë nga një skandal politiko-financiar. Kiviniemi ka mbajtur postin e ministres së Administratës Publike që prej prillit të vitit 2007. Më parë, ajo është zgjedhur deputete në vitin 1995. /I.Pu.
KOMENTE