Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gka, Edukatore E Publikut Me Vlerat E Arteve Pamore
English

Gka, "Edukatore" E Publikut Me Vlerat E Arteve Pamore

- Drejtori i GKA-së, Rubens Shima shprehet në një intervistë për ATSH-në- TIRANË, 22 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, institucioni ku ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptarë e të huaj nga shekulli XIII e deri në ditët e sotme, ka si synim të saj edukimin e publikut me artet pamore. Në një intervistë për ATSH-në, Drejtori i GKA, Rubens Shima, sqaron kriteret e përzgjedhjes së veprave që ekspozohen në GKA, funksionimin e Këshillit drejtues të saj, si dhe kërkesat që artistë të ndryshëm drejtojnë pranë këtij institucioni për të ekspozuar veprat e tyre. "Galeria Kombëtare e Arteve në 80% të kapacitetit të saj funksionon si muze, që tregon zhvillimet e artit shqiptar nga fillesat deri në vitet 2000, por ajo ka edhe një sallë që është ajo e ekspozitave të përkohshëm, ku zhvillohet edhe kalendari vjetor i GKA", thotë Shima. Sipas tij, "ky kalendar konsiston në rreth tetë projekte ekspozitash në vit, nga të cilat një pjesë janë ekspozitat që organizohen nga vetë GKA-së, siç janë konkursi i përvitshëm që quhet ONUFRI, dhe pjesa që mbetet janë kërkesa që vijnë nga subjekte të ndryshme si artistë idividualë, shoqata, grupe artistësh që kanë interesa të ekspozojnë punimet e tyre në GKA". Duke u ndalur te Këshilli Artistik, i cili shqyrton kërkesat që vijnë pranë këtij institucioni për hapjen e një ekspozite, ai thotë se "Bordi ose Këshilli Artistik është i përbërë nga 9 personalitete, me një mandat 2-vjeçar, të cilët për çdo fillim viti marrin në shqyrtim të gjitha kërksesat, përfshirë këtu edhe ato të vetë GKA-së. Eshtë ky këshill, që pasi merr në konsideratë oponencen për seicilin projekt, bën përzgjedhjen e projekteve që janë më pranë misionit të GKA-së dhe shpall kalendarin vjetor të saj që aplikohet gjatë gjithë vitit". Në këtë drejtim kreu i GKA, Rubens Shima, shprehet se "Galeria qëndron larg aktiviteteve të tipit komercial pasi nuk është ky misioni ynë. Ne përpiqemi të mbajmë jashtë autorë që janë të paafirmuar ose autorë që CV-ja e tyre lë për të dëshiruar ose që është e paplotë dhe herë pas herë këshilli vihet përballë kërkesave të shumta për të hapur ekspozita në GKA". Duke folur për këto kërkesa ai shprehet se "për çdo vit GKA merr një numër kërkesash nga 50 deri në 60". Sipas tij, "kjo ndodh për faktin se ne jemi i vetmi instuticion i këtij karakteri që përmbush infrastrukturën e domosdoshme për ekspozimin e veprave të artit dhe për aq kohë sa nuk do të ketë salla të tjera alternative ne keto parametra, për aq kohë sa nuk do të ketë një galeri të Bashkisë së qytetit, për aq kohë sa nuk do të funksionojë siç duhet rrjeti i galerive private, GKA do të jetë e detyruar të përballet me këtë lumë kërkesash". I pyetur nëse GKA ka hapësira të mjaftueshme, ai shprehet se "në fillesat e saj GKA është menduar si një galeri ku mund të ekspozoheshin vetem veprat, por me kalimin e kohës është grumbulluar një fond i konsiderueshëm pikturash dhe skulpturash, i cili ka marrë hapësira ekspozimi për t'u ruajtur dhe konservuar". Sipas tij, "GKA ka pjesën e saj muzeale, hapësirat janë të pamjaftueshme pasi dinamika e zhvillimeve të artit shqiptar, e ndarë në periudha, është më e madhe sesa hapësirat e kufizuara që ka godina aktuale, por gjithsesi është bërë një punë e madhe për të stabilizuar këtë godinë, për të plotësuar ato parametra që janë të detyrueshme për të ekspozuar vepren e artit. Tashme Galeria ka një linjë ekspozicionale të përhershme që paraqet 120-vjet të zhvillimeve të artit shqiptar nga fundi i shek të XIX deri ne fund te shek të XX". Ai vuri në dukje se në këto hapësira ku ekspozohet kjo linjë nuk ndërhyet. Këto janë dhe duhet te mbeten gjithmonë hapësira të patjetërsueshme. Drejtori i GKA, Rubens Shima, theksoi se "zgjidhja është që të funksionojnë galeri private dhe të ndërtohen salla alternative ekspozuese jashtë Galerisë Kombëtare pasi misioni i GKA-së është edukimi i publikut me artet pamore, ndersa funksioni anësor i saj është kalendari vjetor i ekspozitave". I pyetur nëse kjo galeri do të qëndrojë e hapur gjatë sezonit veror, ai shprehet se "GKA në gjithë hapësirën e saj ka të hapur linjen ekspozicionale, që është ekspozita e përhershme me titull "120 vjet art i pikturës dhe skuplturës në Shqipëri", e cila është ekspozitë permanente e artit shqiptar, një udhëtim i këndshëm në zhvillimin dhe dinamikën e artit dhe historisë së vendit tonë". Shima tha se "GKA është e gatshme për të pritur publikun, si vendas, ashtu dhe atë huaj, ky i fundit është shumë i interesuar per kete linje ekspozicionale, e cila do të qëndrojë përgjatë gjithë muajve të verës, ndërsa salla e ekspozitave të përkohshme do të kalojë në një rinovim për të përmirësuar kushtet e infrastrukturës së saj". Godina aktuale e Galerisë Kombëtare të Arteve është hapur në vitin 1974, me një sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 metra katrorë. Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Fillesave te Piktures Shqipetare, Periudha Realiste, Akademike dhe Historike, Realizmi Socialist, Salla Formaliste e Realizmit Socialist dhe Piktura Moderniste Shqiptare. /s.s./
KOMENTE