Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami: Jemi të detyruar të ndërmarrim misione larg Shqipërisë
English

Imami: Jemi të detyruar të ndërmarrim misione larg Shqipërisë

Tiranë, 22 qershor 2010 NOA Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, mori pjesë në konferencën e organizuar sot në Tiranë me temë: “NATO, Shqipëria dhe çështje të sigurisë në rajon”. Në këtë forum merrnin pjesë akademikë, diplomatë, politikanë dhe gazetarë.

Ministri Imami evidentoi vizionin e institucionit që përfaqëson, mbi çështje të sigurisë në Ballkan, bashkëpunimin me NATO-n dhe kontributin e Shqipërisë në këtë bashkëpunim. Ministri përmendi faktin se sot Shqipëria dhe Kroacia janë vende anëtare të NATO-s Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina janë vende PfP si edhe vende anëtare të Kartës së Adriatikut; Kroacia dhe Maqedonia janë vende kandidate për në BE dhe Shqipëria ka aplikuar për statusin e kandidatit.

“Perspektivat e qarta integruese Euro-Atlanitike e kanë kthyer rajonin tonë në një zonë ku konfliktet duket se mund të lihen mënjanë për hir të rritjes dhe stabilitetit politiko-institucional, në një zonë ku mund të gjenden e të kultivohen të gjitha kushtet e përshtatshme për dialog e konsensus, përtej nacionalizmit dhe nacionalizmave me ngjyresa konfliktuale dhe iracionale”, - tha z.Imami.

Por, shekulli i 21 na detyron gjithsesi të shohim përtej rajonit tonë dhe të formësojmë qëndrime të cilat janë sa territoriale aq edhe globale, të ndërmarrim misione të cilat kanë mund të zhvillohen brenda kufijve kombëtarë aq sa edhe larg tyre, në dislokim, - sugjeroi ministri.

Sipas tij, bota ku të gjithë ne jetojmë sot gjendet përballet me realitete gjeo-strategjike dhe gjeo-politike në ndryshim e sipër. Ballkani po ashtu. Sfidat me të cilat përballet siguria dhe mbrojtja janë rajonale dhe globale duke filluar nga rrugët e furnizimit me energji, tek kërcënimet për ndërprerje të saj, tek terrorizmi i pastër apo ai informatik, apo katastrofat natyrore dhe krimi i organizuar.

Përkundrejt këtyre realiteteve, - shtoi Imami, - vendet e NATO-s duhet të përgatiten për tu përgjigjur me kapacitete që të jenë edhe ato njëherësh rajonale dhe globale. Burimet njerëzore dhe ato materiale duhet të orientohen drejt ndërveprueshëmrisë, efikasitetit dhe balacimit.

Në këto kushte, - vlerësoi ministri, - ekuilibrat mes pushteteve politiko-ushtarake janë në ndryshim dhe në dinamikë, pasi mbrojtja dhe siguria nuk mund të qëndrojë më si koncepte të mëvetishme, me natyra thjeshtë kundër-vepruese. Siguria nuk është veç një ombrellë për të mbrojtur nga kërcënimet, përkundrazi në realitetin e sotëm global dhe teknologjik ajo zhvillohet njëkohësisht me Energjinë dhe Kibernetikën. Balancimi i pushteteve botërore nuk vendoset më vetëm përmes luftës konvencionale dhe frontale por përkundrazi balanca e pushteteve kalon edhe përmes ruajtjes së ekuilibrave të burimeve natyrore.

r.n/NOA

KOMENTE