Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java e Filmit Spanjoll, mbyllet me filmat “Sud Express” dhe “Atë që di për Lolën”
English

Java e Filmit Spanjoll, mbyllet me filmat “Sud Express” dhe “Atë që di për Lolën”

Tiranë, 22 Qershor, NOA – Në kuadrin e Javë së IX të Kinemasë Spanjolle, “Europa në ekran”, është parashikuar që ditën e enjte, ora 19.00, në kinemanë Imperial të projektohet filmi “Sud Express” (2005) me regji të Chema de la Peña dhe Gabriel Velázquez.

Lajmi konfirmohet nga ambasada spanjolle në Tiranë, e cila është organizatore e këtij aktiviteti, duke konfirmuar se filmi është një kryqëzim jetësh ku gjashtë histori njerëzish anonimë ndërthuren përgjatë rrugës së trenit që shkon nga Parisi në Lisbonë.

Me anë të protagonistëve të këtij udhëtimi, përgjatë jugperëndimit të Europës eksplorohen ngjashmëritë dhe diferencat e mëdha, në këtë moment kritik që po kalon kontinenti i vjetër.

E në përmbyllje të këtij evenimenti kulturor, është parashikuar të projektohet filmi “Atë që di për Lolën”, me regji të Javier Rebollo, fitues i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë të Tiranës 2009 me filmin e tij “Gruaja pa piano”.

Filmi portretizon historinë e Leonit, një njeriu të vetmuar që nuk punon dhe nuk lidhet me asnjeri, vetëm kujdeset për të ëmën e sëmurë derisa ajo vdes. Për të thyer vetminë e tij, i pëlqen t´u vjedhë postën komshinjve, të dëgjojë bisedat e njerëzve, të ndjekë vajtje-ardhjet e njerëzve në një stacion të vogël treni.

Një ditë Dolores, një spanjolle e zhurmshme, shkon të banojë aty afer dhe Leon përqendrohet krejtësisht tek ajo.

Njeh takimet e saj, trishtimet e saja, sheh nëpërmjet pareteve uljet e ngritjet e fatit të saj dhe ndërhyn në jetën e saj, ndërkohë që vazhdon të shënojë përgjatë viteve detajet e vogla të jetës së saj të përditshme.

n.e/NOA

KOMENTE