English

Kapet 33 vjeçari, ishte arratisur me të dashurën shtatzënë 13 vjeçare

Mesina, Itali 22 Qershor NOA - Një vajzë 13 vjeçare nga Patti në Mesina, ka zbuluar se është shtatzënë pasi u arratis nga shtëpia e saj për hir të dashurisë me të dashurin 33 vjeçar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Policia tha se i riu dhe e mitura, kishin ikur që nga muaji shkurt i këtij viti dhe për këtë arsye që në atë kohë prindërit e vajzës së vogël ngritën padi në lidhje me zhdukjen e vajzës së saj.

Policia ndaloi 33 vjeçarin ndërkohë që ai po ecte rrugës së bashku me vajzën 13 vjeçare e cila pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, rezultoi të jetë në muajin e katërt të shtatzënisë. Tridhjetë e tre vjeçari, me origjinë nga një qyteti i Alcantara, provincës së Mesinës, kishte shkuar së bashku me vajzën në vendpushimin e San Giorgio, në Gioiosa Marea, gjithmonë në Mesina.

Gjatë një shëtitjeje, të dy u dalluan nga autoritetet dhe më pas u ndaluan. Ikja e fshehtë e tyre filloi që në shkurt, por prindërit e 13 vjeçares nuk e kanë pranuar asnjëherë lidhjen e vajzës së tyre.

Para se autoritetet ta shoqëronin vajzën në shtëpinë e prindërve ajo iu nënshtrua vizitave mjekësore ku mjekët zbuluan se ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

j.s/r.b/NOA

KOMENTE