English

Komisioni I Sigurisë, Nesër Seancë Dëgjimore Me Drejtorin E Shish

TIRANË, 22 Qershor/ATSH-Anila Struga/. - Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare do të zhvillojë nesër (e mërkurë) një seancë dëgjimore me Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Bahri Shaqiri, lidhur me aktivitetin e këtij institucioni, bënë të ditur burime zyrtare nga Kuvendi. Për herë të fundit drejtori Shaqiri ka qënë në parlament më 10 mars 2010 për paraqitjen e disa amendimeve në projektligjin e propozuar nga qeveria "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin organik të SHISH-it", i cili ende nuk është miratuar në Kuvend. SHISH konsiderohet një institucion mjaft i rëndësishëm për çështjen e sigurisë kombëtare, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas ligjit "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", Drejtori i SHISH informon Presidentin dhe Kryeministrin për probleme që kanë të bëjnë me sigurinë./s.s./
KOMENTE