Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Fillon Faza E Dytë E Ndërtimit Të Ujësjellësit Bulgarec-Libonik
English

Korçë: Fillon Faza E Dytë E Ndërtimit Të Ujësjellësit Bulgarec-Libonik

KORÇË, 22 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Janë çelur fondet dhe ka filluar faza e dytë e projektit për ndërtimin e ujësjellësit Bulgarec-Libonik, në rrethin e Korçës, bëri të ditur drejtori i Ndërmarrjes Ujësjellës-Fshat, Vasil Steriovski. Sipas tij, Ministria e Financave ka çelur 14.5 milion lekë, dhe kanë filluar punimet për vendosjen e dy motorpompave zhytëse në dy puset nga do të merret uji dhe të një stacioni qendror pompimi. Me këtë financim do të riparohen edhe tre depot e ujit në Libonik, Lumalas dhe Vashtmi, si dhe rrjeti i brendshëm i ujësjellësit. Në fazën e parë të këtij projekti, kanë përfunduar punimet për shpimin e dy puseve në pellgun ujëmbajtës të Bulgarecit nga do të merret uji i pijshëm, dhe shtrimi i tubacionit kryesor Bulgarec - Libonik, 7.5 km i gjatë. I gjithë projekti me verë 80 milionë lekë është financuar nga qeveria dhe do të sigurojë ujë të pijshëm 24 orë, për fshatrat Libonik, Drithas i Ri, Drithas i Vjetër, Vloçisht, Vashtëmi, Biranj, Lumalas dhe Klocë. Ujësjellësi i vjetër rajonal Bulgarec-Libonik, i ndërtuar që në vitet 60, ishte shumë i amortizuar dhe furnizonte me ujë të pijshëm këto fshatra, vetëm 2 orë në ditë. Banorët thonë se pas shtrirjes së tubacioneve të reja nga Bulgareci në Libonik është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm nga 2 orë në 4-5 orë, në ditë. Petrit Kupe nga fshati Libonik, shprehu bindjen se vënia në funksionim e dy puseve të reja dhe stacionit qendror të pompimit, do të zgjidhin përfundimisht furnzimin me ujë të pijshëm të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë./ch/
KOMENTE