Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Librazhd, arrestohet i kërkuari, qëlloi një punonjës në lokal
English

Librazhd, arrestohet i kërkuari, qëlloi një punonjës në lokal

Librazhd, 22 qershor, NOA – Policia e Elbasanit ka hedhur në pranga, mbrëmjen e 21 qershorit, 34 vjeçarin Arben Xhevahir Rira, i shpallur në kërkim për plagosjen e një shtetasi.

Ndalimi i shtetasit Arben Rira, banues në fshatin Rrajcë, të Librazhdit, u bë sot në mesditë, për shkak se në një lokal, në zonën Përrenjas – Librazhd ka qëlluar me armë drejt shtetasit 45 vjeçar me iniciale A.C, banues në fshatin Karkavec, të Qukësit në Librazhd, i cili punonte në këtë lokal.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal që ishte në pronësi të të shtetasit A.V, 45 vjeç.

Sipas burimeve nga policia e qarkut, Arben Rira kishte qëlluar për motive të dobëta punonjësin e lokalit, A.C, i cili menjëherë u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, por për arsye të gjendjes tejet të rënduar shëndetësore mjekët e Elbasanit e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkut të Elbasanit, hetoi vendngjarjen dhe ka sekuestruar si provë për akuzën ndaj të kërkuarit Arben Rira, katër gëzhoja fishekësh pistolete.

Ndaj Arben Xhevahir Rirës Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzën për veprën penale të vrasjes me dashje, me paramendim e mbetur në tentativë.

mit/NOA
KOMENTE