Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marri- Ksera: Bashkëpunimi Rajonal Për Lëvizjen E Lirë Të Shtetasve Brenda Rajonit
English

Marri- Ksera: Bashkëpunimi Rajonal Për Lëvizjen E Lirë Të Shtetasve Brenda Rajonit

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/.- Nisma Rajonale për Migracionin, Azilin, Refugjatët (MARRI), anëtare e të cilës është edhe Shqipëria, nxit bashkëpunimin e ngushtë rajonal mes qeverive dhe strukturave përgjegjëse për menaxhimin më të mirë të kufijve, harmonizimin e politikave të vizave, duke kontribuar në lehtësimin e lëvizjes së shtetasve brenda Rajonit dhe në përmbushjen e standarteve ndërkombëtare dhe europiane. Keshtu vlerësoi sot Ministri i Punës, Spiro Ksera. I pranishmë në Tiranë tryezën "Përmirësimi dhe intensifikimi në shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave mbi migracionin e refugjatët midis vendeve anëtare të MARRI-t. Lëvizja e lirë, pa viza, pa tarifa, ndërmjet vendeve anëtare të MARRI-t", Ksera tha se Qeveria është e fokusuar jo vetëm në hartimin e zbatimin e legjislacionit që siguron mbështetje për emigrantët në vendet pritëse, por edhe për mbështetjen e shtetasve të cilët vendosin të rikthehen në vend, për të jetuar, punuar dhe investuar. "Strategjia 'Për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer 2010-2015' si dhe Plani i saj i Veprimit, miratuar pak ditë më parë, konsiston në sigurimin e një kthimi të qëndrueshëm për shtetasit shqiptarë, përmes lehtësimit të procesit të riintegrimit, duke synuar, sipas Kserës, minimizimin e kostove të migracionit, maksimizimin e përfitimit dhe nxitjen e kontributit të emigrantëve për zhvillimin ekonomik të vendit. Emigracioni dhe azili përbëjnë një nga temat qendrore në marrëdhëniet aktuale ndërkombëtare dhe debatin e sotëm politik global. Më e madhe bëhet rëndësia e këtij debati kur bëhet fjalë për marrëdhënie rajonale në një zonë si Ballkani, i prekur në mënyrë të ndjeshme nga fenomene të migrimit, veçanërisht pas ndryshimeve gjeopolitike të ndodhura këto 20 vitet e fundit. Shqipëria, si një nga vendet me përqindjen më të lartë të shtetasve të vet emigrantë në Evropë, është pjesë e proçeseve globale dhe rajonale për menaxhimin e migracionit. "Është koha që tanimë ne të krijojmë Shengenin Rajonal ku shtetasit tanë të udhëtojë të lirë pa pengesa në të gjitha vendet e Rajonit", theksoi Ksera, duke vlerësuar se vitet e fundit Shqipëria ka hartuar dhe zbaton politika efikase për menaxhimin e këtij fenomeni. Ministria e Punës në bashkëpunim me ministritë e linjës po punon për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Migracionit si dhe Planin e Veprimit. Aktorët e përfshirë në procesin e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe legjislacionit në fushën e migracionit nuk janë thjesht dhe vetëm strukturat shtetërore qendrore, por edhe ato vendore, shoqëria civile dhe shoqatat e emigrantëve, gjë që ka ndikuar edhe në përgjigjen më të mirë ndaj këtij fenomeni. Tashmë vëmendja e Qeverisë nuk është e fokusuar vetëm në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit që siguron mbështetje për emigrantët në vendet pritëse, për integrimin e tyre social-ekonomike në këto vende, por edhe për mbështetjen e shtetasve të cilët vendosin të rikthehen në vend, për të jetuar, punuar dhe investuar. Që pas viteve 90'numri i shqiptarëve që kanë emigruar arrin në rreth 1.193.000. "Gjeografia" e tyre gjendet në Greqi (600 mijë), Itali (250 mijë), SHBA (150 mijë), Mbretëria e Bashkuar ( 50 mijë), Belgjikë (5 mijë), Francë (2 mijë), Kanada (11 500), Zvicër (1500), Austri ( 2mijë), Vendet e Ulëta (1000) dhe Turqi (5000)./e.gj//a.ke/
KOMENTE