Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Bashkëpunim Gjithpërfshirës Për Integrim Rajonal
English

Meta:Bashkëpunim Gjithpërfshirës Për Integrim Rajonal

L TIRANE, 22 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/ .- "Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere aktive dhe e besueshme në realizimin e të gjitha axhendave tona të përbashkëta të bashkëpunimit dhe të integrimit rajonal, Evropian dhe Euro-Atlantik", deklaroi sot zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Vendeve Anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Stamboll të Turqisë. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se duke shprehur vlerësime për realizimin e objektivavve nga kryesimi një vjeçar i Turqisë në SEECP, Meta shprehu bindjen se këto arritje do të çohen më tej edhe gjatë kryesisë së ardhshme të Malit të Zi. Ai tha se "sistemet demokratike dhe orientimet evropiane e Euro-Atlantike të shoqërive e të vendeve tona, kanë bërë që Ballkani Perëndimor të fshihet nga harta e rajoneve që prodhojnë kriza e pasiguri". Gjatë fjalës së tij, Meta nënvizoi se "Shqipëria është e vendosur të luajë një rol konstruktiv në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon", duke shprehur besimin se "kjo është rruga e vetme për të sjellë begati për popujt tanë dhe qasja e duhur për përshpejtimin e perspektivës evropiane". Sipas tij, realizimi i axhendave integruese varet edhe nga projektet e zhvillimit të një rrjeti infrastrukturor rajonal. "Për të përdorur në mënyrë efikase lehtësirat që ofron Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, duhet të bëjmë më tepër lobing efikas për projektet tona, në mënyrë që të fitojmë mbështetjen financiare për zbatimin e tyre", tha Meta. Sipas tij, kjo vlen veçanërisht për Korridoret Pan-Evropiane dhe Korridorin e Tetë, si boshte të zhvillimit të Rajonit dhe të afrimit të tij me Bashkimin Evropian. Duke nënvizuar se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës për arritjen e rezultateve konkrete në të gjitha fushat, Meta tha se "tendencat për izolimin e vendeve të caktuara, e dëmtojnë procesin dhe shënojnë regres në drejtim të këtij bashkëpunimi". Në takimin e SEECP morën pjesë Ministrat e Jashtëm të të gjithë vendeve anëtare, si dhe të ftuar të niveleve të larta nga Presidenca e BE-së, Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe nga një sërë organizatash e institucionesh të tjera aktive në rajon./s.s./
KOMENTE