English

Mjedisi dhe licencat

Projekt-ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, i përgatitur nga MMPAU, në bashkëpunim me projektin INPAEL, vjen në përmbushje të objektivave të qeverisë, dhe në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ai parashikon që aplikimi për leje apo licensa zhvillimi i projekteve me ndikim ne mjedis nuk mund të behet pa zhvilluar me pare procesin e vleresimin e ndikimit ne mjedis

Fatmir Mediu* Foto: NOA/LSA

Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Ministria e Mjedisit po përgatitet të kalojë një paketë të rëndësishme ligjore në fushën e mjedisit në qeveri dhe më tej në parlament: Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, për të cilin jemi mbledhur sot dhe Ligjin për Lejet Mjedisore, të cilin do ta prezantojmë së shpejti.

Projekt-ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, i përgatitur nga MMPAU, në bashkëpunim me projektin INPAEL, vjen në përmbushje të objektivave të qeverisë, dhe në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Projektligji përafron plotësisht standardet perkatese europiane dhe metodikat e Bashkimit Europian për vleresimin e ndikimit ne mjedis duke saktesuar procedurat sipas kerkesave të direktives Europiane për VNM.

Ai transpozon këtë Direktivë Europiane, mbështetet në qasje parandaluese, duke garantuar që çdo projekt, që mund të ketë impakte t’i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit të mundshëm në mjedis. Projektligji parashikon që aplikimi për leje apo licensa zhvillimi i projekteve me ndikim ne mjedis nuk mund të behet pa zhvilluar me pare procesin e vleresimin e ndikimit ne mjedis.

Po ashtu, forcon dhe kushtezon perfshirjen e institucioneve qendrore dhe lokale ne procesin e vleresimit te ndikimit ne mjedis, duke parashikuar klauzola detyruese për secilin prej tyre që të marrin pergjegjesite ne procesin e mbrojtjes së mjedisit:

parashikimi i afateve kohore të mjaftueshme për zhvillimin e procesit të vleresimit te ndikimit ne mjedis ne perputhje edhe me praktiken europiane,

bashkëpunimi i hershëm midis zhvilluesit të veprimtarise dhe institucioneve të mjedisit me qellim keshillimin e zhvilluesit për nje proces vleresimi të plote dhe cilesor,

apo decentralizimi i procesi të vleresimit te ndikimit ne mjedis ne strukturat lokale janë vetëm disa nga risitë apo përmirësimet që sjell ky projekt-ligj, në krahasim me kuadrin ekzistues ligjor në këtë fushë.

Projektligji forcon rolin mbikqyres të Ministrise në zhvillimin e procedurës së VNM nga aktoret e perfshire, si dhe kushtëzon pjesemarrjen e publikut gjate vleresimit të ndikimit ne mjedis, duke parashikuar edhe procedurat për projekte me ndikim ne mjedisin nderkufitar dhe detyrat e institucioneve mjedisore ne rast të tilla.

Ne besojmë se zbatimi i këtij ligji përbën një standard të ri që garanton mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet negative të projekteve dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, ashtu sikundër e thashë edhe më lart që garanton pjesëmarrjen e publikut apo mundësinë e apelimit të vendimeve.

E thashë edhe më lart se MMPAU është në përfundim të hartimit të një pakete me akte themelore në fushën e mjedisit, të cilat jemi të bindur se do të përmirësojnë ndjeshëm kuadrin ligjor për një menaxhim bashkëkohor të mjedisit, në mbështetje të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

(*) Fjala e mbajtur sot në prezantimin e projektligjit “Mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”

KOMENTE