English

Njoftim nga MTKRS

Në datën 23-24 qershor 2010 do të zhvillohet në Voskopojë një aktivitet promovues mbi vlerat agro-turistike dhe të trashëgimisë kulturore të kësaj zone.

Qe prej 2007 ne Voskopojë po zbatohet një projekt i delegacionit të Bashkimit Europian per Zhvillim te Integruar e Afatgjate.

Rëndësia e këtij evenimenti qëndron në komunikimin, sensibilizimin dhe promovimin e vlerave të Voskopojës në funksion të tërheqjes së turisteve vendas dhe të huaj.

Partnere të këtij projekti janë pala franceze, Shoqata FERT dhe Komuna Voskopojë. Ky projekt përfshin tri fusha të rëndësishme:Turizmin, Bujqësinë dhe Trashëgiminë kulturore. Në 23 qershor bëhet çelja e aktiviteteve promovuese në orën 12.00 ndërsa më 24 qershor ora 9.00 organizohet çelja e Panairit "Voskopoja ju Mirëpret".

KOMENTE